Avokati Arianit Koci ka lavdëruar punën e mediave në raportimin për tragjedinë në Gllogjan ku mbetën të vrarë tre persona.
Koci në një postim në Facebook ka thënë se mediat e kanë kryer shumë mirë punën e tyre.
Siç shprehet ai, mediat kanë informuar dhe po vazhdojnë të informojnë për çdo detaj, ashtu siç është misioni i tyre.
Postimi i plotë i avokatit Koci:
Mediat, siç po shihet, lidhur me tragjedinë në Gllogjan, e kanë kryer shumë mirë punën e vet.
Na kanë informuar dhe po vazhdojnë të na informojnë për çdo detaj, ashtu siç edhe është misioni i tyre.
Hats off!
Natyrisht, gjithmonë ka vend për më mirë.
Tash, rendin e kanë organet e hetuesisë.