Shkruan Lulzim Aliti
Çdo dit e më tepër po befasohemi me argatllekun e Aliut që nga Vmro kërkonte kandidat Konsesual tani u gjunjëzua para Vogëlushit nga Murtino si kriminel i aboluar.
Tani te çdo kush lind pyetja se ky “Lideri i dalun nga gryka e pushkës” vallë ajo pushkë nga doli ky ishte e drejtuar kah Shqiptarët?
Duke i pa ndodhit që nga viti 2002 e deri ditët e sotshme po vërtetohemi se Aliu atë pushkë e paska kthyer kah shqiptarët. Sa nga rastet e montuara politike i ka përmend ndonjëher Aliu dhe i ka dhënë shtypje gjukatave ti zgjidhin dhe të lirohen shqiptarët nga burgu pasi që po kalben burgjeve?
A i numroni dot vrasjet e Komandantëve dhe të ish çlirimtarëve të 2001 pas ardhjes në pushtet të Aliut?
Numëroni sa epror të ish UÇK-së i ka në poste Bdi-ja.
Sa e turpshme dhe e dhimb’shme është kjo situatë që krijoi ky Argati Konsesual i Vmro-së dhe Lsdm-së, e përzuri rininë nga shtëpitë e tyre i detyroi të shtegtojnë ne vendet europiane.
Argat Konsesual të lusim të largohesh nga skena politike mjaft na vrave na burgose na montove na e fute ankthin e frikën e na detyrove të vuajm për kafshatën e bukës. Ik Argat Konsesual se na çrrënjose nga atëdheu, ndoshta do ta bëjmë hallall nëse largohesh e nga tani jetojmë të lirë të qetë e pa ankth.
Merri shokët e tu fa falim edhe Trajkon e Nikollën dhe ik na le rehat të frymojmë të qetë.
https://topalnews.info/ali-ahmeti-argat-konsesual-i-vmro-se-dhe-lsdm-se/