4.9 C
Tetovo
E enjte, 5 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeZaevi e uroi Radevin: Do të vazhdojmë me dialogun për gjetjen e...

Zaevi e uroi Radevin: Do të vazhdojmë me dialogun për gjetjen e zgjidhjes. Radevi, kundër heqjes së vetos për Shkupin

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nëpërmjet një shkrimi në “Facebook”, ka njoftuar se e ka telefonuar Rumen Radev për zgjedhjen e sërishme si president i Bullgarisë.

Ka bërë të ditur se në bisedën telefonike me Radevin janë dakorduar që të vazhdojnë dialogun mes dy vendeve për gjetjn e një zgjidhje për ardhmëri të përbashkët evropiane.

Ramë dakord që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të vazhdojnë nëpërmjet dialogut dhe kuptimit të ndërsjellë të gjejnë zgjidhje në emër të ardhmërisë së përbashkët evropiane”, shkroi Zaev mes të tjerash.

Deri sa të formohet qeveria e re në Sofje pas zgjedhjeve parlamentare të dy javëve më parë, pozitën politike në lidhje me kontestin me Maqedoninë e Veriut pritet ta përfaqësojë përsëri Radev. Ai kishte paralajmëruar edhe gjatë fushatës zgjedhore se nuk do të ketë derë të hapur për fillimin e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE deri sa nuk pranohen kushtet e palës bullgare. Kurse formimi i qeverisë së re në shtetin fqinj me në krye partinë “Vazhdojmë me ndryshime” dhe kryeministrin potencial Kirill Petkov, pritet të marrë më shumë kohë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments