7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeZeqirija Ibrahimi-AAA: “Alternativa” s’është e interesuar për tu bërë pjesë e Qeverisë...

Zeqirija Ibrahimi-AAA: “Alternativa” s’është e interesuar për tu bërë pjesë e Qeverisë (Video)

Anëtari i kryesisë qendrore të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, thotë se partia që përfaqëson ai nuk ka as interes e as ofertë për tu bërë pjesë e Qeverisë së Zaevit, shkruan gazeta LAJM.

“Alternativa nuk ka as interes, as ftesë, as kërkesë që të bëhet pjesë e Qeverisë. Në fakt nuk ka as ofertë që të bëhet pjesë e Qeverisë. Ne jemi parti opozitare dhe vazhdojmë të mbetemi të tillë. Se cfarë do të sjellë e ardhmja nuk mund të parashikoj”, tha Zeqirija Ibrahimi nga “Alternativa”.

LAJM: Kur pritet të takohet Afrim Gashi me kryeministrin Zoran Zaev?

Zeqirija Ibrahimi: Ftesa ishte dje publike dhe besoj që do të takohen, por kjo nuk është lajm në vetëvete sepse ai i takon në vazhdimësi edhe liderët e partive të tjera edhe diplomatët e huaj. Kështu që nuk e besoj që vetëm caktimi I takimit është lajm që duhet pritur me entuziazëm për ndonjë ndryshim të veçantë.
Prononcimin e plotë të Zeiqirja Ibrahimit nga “Alternativa” mund ta ndiqni në videon më poshtë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments