6.2 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: Nuk janë demokratike metodat e LSDM-së dhe BDI-së me të cilat...

VMRO-DPMNE: Nuk janë demokratike metodat e LSDM-së dhe BDI-së me të cilat ndërroi mendje Kastriot Rexhepi

Kështu duket një i shantazhuar që ka shumë kontradikta në historinë e tij dhe një njeri që interesi personal është para atij kolektiv, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së pas konferencës së sotme për media të Kastriot Rexhepit.

“Nëse BDI dhe LSDM janë vlera evropiane në të cilën beson Kastriot Rexhepi, atëherë Bashkimi Evropian e ka kokëçarjen nga Kastrioti, BDI dhe LSDM.

Kastriot Rexhepi fillimisht në mënyrë arbitrare vuri nënshkrimin e tij për rënien e qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së, e më pas pasi u zhduk për më shumë se 10 orë ndërroi qëndrim dhe BDI dhe LSDM u bënë shembull i vlerave të tij. Metodat me të cilat LSDM dhe BDI ia ndërruan mendjen Kastriotit nuk janë as demokratike e as evropiane, por regjimore.

Qeveria që Kastrioti shpëtoi përkohësisht e humbi legjitimitetin për të sunduar Maqedoninë dhe rënia e tyre është e pashmangshme. “Realiteti është se qytetarët kanë vendosur për ndryshim dhe për këtë arsye e vetmja rrugëdalje nga kjo krizë dhe shpëtimi i vetëm për Maqedoninë janë zgjedhjet e shpejta të parakohshme pas të cilave do të formohet një qeveri stabile që do ta nxjerrë Maqedoninë nga ky ngërç dhe ne do të lëvizim. përpara”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments