Transporti publik në Tetovë përsëri është vënë në funksion. Kompania që ka pas marrëveshje me komunën e Tetovës e ka ripërsëritë kontratën për të vazhduar me furnizimin me naftë për pesë autobusët lokal në qytetin e Tetovës.
“Pas një ndërprerje disa orëshe transporti publik përsëri ka filluar në qytetin e Tetovës. Nga e hëna deri të premten katër linja të autobusëve janë në shërbim të qytetarëve ndërsa gjatë vikendit vetëm dy linja.”
Nga komuna e Tetovës për TV21 thonë se pas konsultimeve që janë bërë me kompaninë që ka furnizuar me naftë, për shkak të borxheve ata kanë ndërprerë furnizimin.
“Si pasojë e ndërrimit të udhëheqësisë së komunës, kompania e cila furnizon me derivate mjetet transportuese, për arsye të borxhit të lënë nga udhëheqësia paraprake ka ndaluar furnizimin. Në konsultim të vazhdueshëm edhe me udhëheqësin e ndërmarrjes Tetova Transport, përsëri transporti publik ka filluar me rregull”, thonë nga Komuna e Tetovës.