Rezultatet bazohen në numrin e votave për këshilltarë.
Sipas këtyre rezultateve, BDI mbetet gati në të njëjtin numër që fitoi në zgjedhjet e kaluara lokale me 103.330 vota ose 1.300 vota më pak se vitin e kaluar në zgjedhjet parlamentare (104.699 vota). Koalicioni ASH-AA 54.969, respektivisht 27 mijëvta më pak se vitin e kaluar (81.000) Supozohet se Besa me 25.426 në këto zgjedhje lokale ka rritje edhe pse ëhstë vështirë për të definuar numrin e votave që ka marë në zgjedhjet parlamentare, duke pasur parasysh se ishte në koalicion me LSDM-në. Rënie prej 5.000 votave ka edhe PDSH e cila tani ka fituar 8.503, kurse vitin e kaluar kishte 13. 930 vota, shkruan Zhurnal.
Numri i përgjithshëm tregon rënie të daljes së votuesve shqiptarë në zgjedhje në krahasim me ato të vitit të kaluar.
Në numrin e përgjithshëm të votave nuk kemi përfshirë votat për Këshillin e qytetit të Shkupit, sepse shkupjanët votojnë dy herë – edhe në komunat ku jetojnë edhe në qytetin e Shkupit.
Në votimet për Këshillin e Shkupit, votat janë shpërndarë kështu – BDI 26.330, ASH-AA 11.445, Besa 2.302, PDSH 669. Poashtu nuk janë përfshirë as rezultatet në komunën Çashkë, ku BDI-ASH-AA kanë garuar me listë të përbashkët dhe kanë fituar 1.339 vota.
Kurse më poshtë ju sjellim votat në të gjitha komunat tjera, të radhitura sipas rendit alfabetik.
Haraçinë – BDI 2.124, ASH-AA 766, LSDM 1.824, Besa 315
Manastir – BDI -1.499, ASH-AA 399,
Bogovinë – BDI 4.411, ASH-AA 2.458, Besa 2.129, PDSH 449
Bërvenicë BDI 1.156, ASH-AA 986, Besa 892, PDSH 235
Butel – BDI 2.394, ASH-AAA 1.149, Besa 397,
Veles – BDI 1.017,
Vrapçisht – BDI 3.231, ASH-AA 3.599, Besa 557, PDSH 275,
Gazi Babë – BDI 1.440, ASH-AA 688,
Gostivar –BDI 8.296, ASH-AA 8.856, Besa 897, PDSH 559
Dibër – BDI 2.866, ASH-AA 2.571, Besa 159,
Dollnen – BDI 1.036, ASH-AA 670, Besa 417,
Zhelinë – BDI 3.534, ASH-AA 835, PDSH 176, Besa 3.448,
Zlenikovë – BDI 152, ASH-AA 106, Besa 203,
Jegunovc- BDI 799, ASH-AA 397, Besa 135, PDSH 60,
Kercove – BDI 7.125, ASH-AA 1.497,
Krushevë – BDI 297, ASH-AA 367,
Kumanovë – BDI 5.060, ASH-AA 2.556, Besa 1.232, PDSH 300,
Likovë – BDI 5.563, ASH-AA 1.944, Besa 708, PDSH 339,
Mavrovë Rostushë – BDI 353,
Ohër – BDI 2.349, Besa 279,
Petrovec- BDI 355, ASH-AA 350,
Pllasnicë – BDI 873,
Resnjë – BDI 387, ASH-AA 34, Besa 207,
Saraj- BDI 9.738, ASH-AA 2.770, Besa 951, PDSH 91,
Sopishtë – BDI 573, ASH-AA 263,
Strugë – BDI 8.737, ASH-AA 6.535, Besa 1.017, PDSH 453,
Studeniçan – BDI 1.775, ASH-AA 1.488, PDSH 1.784, Besa 336,
Tearcë – BDI 2.880, ASH-AA 1.774, Besa 1.623, PDSH 910,
Tetovë – BDI 10.114, ASH-AA 3.912, Besa 8.367, PDSH 2.526,
Qendra Zhupë – BDI 121,
Çair- BDI 10.887, ASH-AA 6.805, Besa 1.057, PDSH 254,
Çashkë- BDI-ASH-AA 1.339,
Çucer Sandevë – BDI 554, ASH-AA 528,
Shuto Orizare – BDI 1.434, ASH-AA 666, Besa 100, PDSH 92 zhurnal.mk