7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaItalia përgatitet për protesta/ Certifikata shëndetësore COVID, bëhet e detyrueshme për punëtorët

Italia përgatitet për protesta/ Certifikata shëndetësore COVID, bëhet e detyrueshme për punëtorët

Italia po përgatitet për protesta pasi leja shëndetësore COVID është bërë e detyrueshme për të gjithë punëtorët.

Me mijëra qytetarë protestuan të shtunën në Romë, por protesta të tjera janë planifikuar për t’u mbajtur në të gjithë vendin, gjatë 48 orëve të ardhshme.

Rregullorja e re do të thotë që punonjësit do të duhet të tregojnë certifikatën COVID për t’u futur në vendin e tyre të punës. Kjo certifikatë tregon se punonjësi është vaksinuar, është shëruar nga Covid-19 ose ka rezultuar negativ.

Si pas kësaj rregulloreje, si punonjësit dhe punëdhënësit, rrezikojnë të gjobiten nëse nuk e respektojnë.

Ata që punojnë në sektorët publikë, mund të pezullohen nga puna, nëse paraqiten pesë herë pa leje.

Certifikata aktualisht është e detyrueshme të paraqitet në Itali, nëse dikush kërkon të futet në ndonjë muze, teatro, palestra dhe në mjediset e brendshme të restoranteve. Gjithashtu është e detyrueshme për udhëtimet e gjata me autobus, trena dhe avionë.

Më shumë se 85% e italianëve mbi moshën 12 vjeç kanë marrë të paktën një dozë, por deri më tani rezultojnë tre milionë persona të pa vaksinuar që u rrezikohet hyrja në vendet e punës.

Qeveria është e vendosur për të shmangur përsëritjen e dhunës që ndodhi fundjavën e kaluar, për të cilën është fajësuar një grup i vogël i ekstremit të djathtë, Forza Nuova.

Qeveria e kryeministrit Mario Draghi e ka mbrojtur lejen shëndetësore COVID, me arsyetimin se është mënyra e vetme për të shmangur bllokimet në Itali. Vendi rezulton si një nga shtetet evropiane më të goditura nga pandemia, e cila ka vrarë më shumë se 130 mijë persona, duke çuar në rënien e PBB-së së saj prej 8.9% në 2020.

Programi i vaksinimit ka arritur ta mbajë në një nivel të ulët përhapjen e infeksionit, ndërsa ekonimia e vendit pritet të rritet me 5.8% këtë vit, sipas parashikimit të fundit të FMN-së.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments