10.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTetova me pesë komunat rurale numëron 183.770 votues

Tetova me pesë komunat rurale numëron 183.770 votues

Lista e kandidatëve të pavarur për këshilltarë “Më mirë për Tetovën” që në këto zgjedhje lokale pritet të garojnë për herë të parë, deri të martën ka arritur të grumbullojë mbi 361 nënshkrime, po ashtu edhe kandidati i pavarur për Komunën e Bërvenicës, Enver Pajaziti, ka arritur të grumbullojë nënshkrimet e nevojshme për t’ju futur garës për kryetar komune.

Tetovë, 26 gusht – Kontrolli publik i Listës zgjedhore për zgjedhjet lokale ka filluar nga 21 gushti dhe do të zgjasë deri më 9 shtator. Në kuadër të këtij afati, qytetarët duhet të paraqesin kërkesë me shkrim për regjistrim, fshirje ose shtesë në Listën zgjedhore në njësitë rajonale ose zyrat e KSHZ –së, ose t’i drejtohen në mënyrë elektronike Komisionit dhe të paraqesin dëshmitë përkatëse. Afati i fundit për përfundimin e listës zgjedhore me të gjitha ndryshimet, si nga qytetarët ashtu edhe nga partitë politike, është 24 shtatori, ndërsa Lista zgjedhore duhet të nënshkruhet përfundimisht deri më 1 tetor. Qytetarët mund t’i kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën zgjedhore përmes ueb faqes së Komisionit Shtetëror Zgjedhor – www.sec.mk ose në https://izbirackispisok.gov.mk/.

Komuna e Tetovës, sipas Njësisë Rajonale të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, numëron 84.269 votues, të cilët votojnë në 117 vendvotime. “Në Komunën e Bogovinës ka 27.771 votues që votojnë në 33 vendvotime, Komuna e Tearcës numëron gjithsej 22.125 votues, të cilët votojnë në 30 vendvotime të kësaj komune, në Komunën e Jegunovcit ka 9999 votues që votojnë në 21 vendvotime, Komuna e Bërvenicës numëron 15.553 votues që votojnë në 24 vendvotime dhe Komuna e Zhelinës numëron 24.063 votues që votojnë në 35 vendvotime, ku në total Tetova me 5 komunat rurale përreth, numëron 183.770 votues, të cilët votojnë në gjithsej 265 vendvotime”, njoftojnë nga Njësia rajonale e Komisionit Shtetëror Zgjedhor në Tetovë.

Në rrjedhë sipas Njësisë rajonale të Komisionit Shtetëror Zgjedhor në Tetovë është edhe grumbullimi i nënshkrimeve për listat e pavarura për këshilltarë dhe kryetarë të komunave, ku lista e kandidatëve të pavarur për këshilltarë “Më mirë për Tetovën” që në këto zgjedhje lokale pritet të garojnë për herë të parë deri të martën ka arritur të grumbullojë mbi 361 nënshkrime po ashtu edhe kandidati i pavarur për komunën e Bërvenicës, Enver Pajaziti, ka arritur të grumbullojë nënshkrimet e nevojshme për t’ju futur garës për kryetar komune. Lista e kandidatëve të pavarur për këshilltarë “Më mirë për Tetovën” ka bërë të ditur se tashmë është duke i grumbulluar dokumentet e nevojshme që t’i dërgojë në Komisionin Shtetëror Zgjedhor. Mbledhja e nënshkrimeve në zyrat rajonale të KSHZ –së për kandidatët e pavarur për kryetarë dhe këshillat komunal do të zgjasë deri më 30 gusht në mesnatë. Ndryshe, zgjedhjet lokale në RMV do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, kurse fushata parazgjedhore do të fillojnë 20 ditë para datës së zgjedhjeve. (koha.mk)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments