6.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeQeveri -zëdhënsi M.Hoxha: Karantinë prej 7 ditësh për qytetarët që kthehen në...

Qeveri -zëdhënsi M.Hoxha: Karantinë prej 7 ditësh për qytetarët që kthehen në vend dhe nuk posedojnë test PCR

Në mbledhjen e fundit Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi ndryshime dhe plotësime të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Me këto nndryshime lejohet organizimi i ngjarjeve sportive me pjesëmarrje të publikut, ngjarje kulturore, puna e restoranteve, kafeneve, bastoreve, mbajtja e koncerteve, seminareve, punëtorive dhe ngjarje të tjera në hapësira të mbyllura me 30% të kapacitetit të hapësirës, ndërsa në hapësirë të hapur deri në 50% të kapacitetit, me respektimin e protokolleve dhe masave për mbrojtje nga COVID-19.

“Duam të theksojmë se gjithashtu mbetet ndalesa për organizimin e dasmave, ditëlindjeve dhe ahengjeve të tjera private në pjesët e mbyllura të objekteve hotelierike, si edhe të gjitha masat tjera nga mbledhja e 99-të e Qeverisë, sipas së cilës për hyrje në një objekt hotelierik, kafene dhe bare, pa dallim të kapacitetit dhe numrit të personave të pranishëm është i detyrueshëm posedimi i:

· Certifikatë/vërtetim për imunizim (vaksinim) nga virusi SARS-CoV-2, gjegjësisht për marrjen e së paku dozës së parë të vaksinës kundër sëmundjes infektuese KOVID-19 ose

· Certifikatë/vërtetim për KOVID-19 të kaluar në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit, për personat mbi moshën 18-vjeçare.

Lidhur me vendimin për hyrje në territorin e RMV-së, prej më 1 shtator të vitit 2021, duam të rikujtojmë se është i detyrueshëm posedimi i:

– Certifikatë/vërtetim për imunizim (vaksinim), gjegjësisht për marrjen e së paku dy dozave

– Certifikatë/vërtetim për COVID-19 të kaluar në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita shërimit, ose

  • Vërtetim mjekësor me rezultat negativ nga testi PCR, jo më të vjetër se 72 orë”, tha Muamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë duke shtuar se qytetarët tanë të cilët kthehen në vend pas 1 shtatorit, dhe nuk kanë test PCR, ose vërtetim për vaksinë të marrë ose për kalim të virusit COVID-19, do të përcaktohet masa karantinë prej 7 (shtatë) ditësh.

“Gjithashtu, shtetasit e huaj që kalojnë transit në vend, do të mund ta bëjnë atë në afat prej 5 orësh me deklaratë paraprakisht të nënshkruar nga hyrja në vend, të cilën do të duhet ta dorëzojnë para kontrollit kufitar në dalje të shtetit”, u shpreh Muamet Hoxha, zëdhënës i qeverisë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments