Ai mohoi të ketë pasur gisht në atë që ndodhi në Korçë, duke shtuar se nuk është nga ata persona që marrin meritat e veprave të të tjerëve teksa shpërndau “puthje” për të tërë.
KORÇË– Incidenti i rëndë që u shënua mbrëmjen e djeshme gjatë natës së pestë të “Festë së Birrës” në qytetin e Korçës ende nuk e ka një fajtor të ‘saktë’. Mbrëmë u hodh gaz lotsjellës në mes të spektatorëve që po ndiqnin koncertin e Goran Bregoviç-it nga Bosnja Bosnje-Hercegovina, Goran Bregoviç.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar në rrjetet sociale edhe Ismail Morina, ose sic njihet ndryshe “Ballisti” i dronit të Beogradit mbrëmjen e 14 tetorit të vitit 2014, duke thënë së ajo që ndodhi i ka pëlqyer jashtëzakonisht, dhe duke veçuar “qyrravitjet e rilindasve”, të cilat sipas tij ishin epike dhe shumë shpresëdhënëse.
Ai mohoi të ketë pasur gisht në atë që ndodhi në Korçë, duke shtuar se nuk është nga ata persona që marrin meritat e veprave të të tjerëve teksa shpërndau “puthje” për të tërë.
REAGIMI:Na falni për shqetsimin, se vonë tash.Ka shkrime në media qe gjoja unë jam pas kësaj që ndodhi në Korcë dhe se u them që unë nuk kam të bëj në mënyre kategorike me kët ngjarje.Nuk jam rob që vapron të marri meritat e të tjerve!A me pelqei, lind pyetja, ekstrem shumë, sidomos qyrravitjet e “rilindasve”, ishin epike dhe shumë shpresëdhënse!Muuuuahhhhhhh u du shumë!!!