5.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMINISTRI I FINANCAVE FATMIR BESIMI SIGURON SE NË ÇEREKVITIN E DYTË DO...

MINISTRI I FINANCAVE FATMIR BESIMI SIGURON SE NË ÇEREKVITIN E DYTË DO TË PËRFUNDOJË KRIZA EKONOMIKE

MINISTRI I FINANCAVE, PËR POLITIKËN FISKALE TË RMV-së


Ministri i Financave Fatmir Besimi ka siguruar se në gjysmën e dytë do të merr fund kriza e ekonomike e njejta sipas tij do të pasoj me rritje ekonomike të Bruto Prodhimit Vendor.

Ministri I Financave Fatmir Besimi në intervistë ekluzive për Klan Maqedoni  rreth aktualitetit ekonomik , ka siguruar qytetarët se buxheti I RMV-së është në kondicion të mire dhe se projekcionet tregojnë se cerekviti I dytë formalisht do të sjell përfundimin e krizës me një rritje ekonomike.

FATMIR BESIMI- MINISTËR I FINANCAVE NË RMV

“Ne vazhdojmë me projeksionet se ky vit do të jetë me rritje pozitive ekonomike 4.1 në nivel vjetor,ajo që mund të siguroj është se cerekviti i dytë do të jëtë më rritje ekonomike  edhe formalisht do të pëfundoj kriza ekonomike , për shkak se një cerekviti ka rritje ekonomike ajo e ndërpret krizën , aspekti itjetër është që sigurojmë qytetarët se buxheti është në kondicion të mirë të hyrat relaizohen dhe performohen sipas projeksioneve të reja , kjo rezulton me rrijte të aktivitetit ekonomik në gjithë vendin”.

Megjithatë nevoja për ribalancin e buxhetit sipas Besimit ka treguar dallim pozitiv dhe realizim më të lartë të të hyrave publike me rreth 20% më shumë sec ishin planifikuar ,ai është zotuar për përkrahje dhe zhvillim të barabartë, financimi I projekteve kapitale si dhe reforma me decentralizimin fiscal ku parashihet të rritet pjesa e tatimeve qëndrore që ju ndahen komunave si tvsh dhe tatimi personal.

FATMIR BESIMI- MINISTËR I FINANCAVE NË RMV

“Financimi I projekteve kapitale që janë korridori 8 autostrada, autostrada Shkup-Bllacë të kompletohet hekurudha një projekt I cili do duhet të financohet në të ardhmen Kërcovë-Lin pjesë e korridorit 8 bashkë me pjesën lindore në Krivapallankë me Bullgarinë që duhet të lidhet, dhe projektet e energjetikës sa I përket gazifikimit , projekte të rëndësishme në infrastrukturën komunale, kjo janë një aspekt I financave që do të reflektojnë një zhvillim më të balancuar”.

Referuar dhe vlerësimit të Komisionit Evropian për realizim të konkluzioneve në kuader të programit për reforma Besimi deklaron që ndjehet një kthim i aktiviteteve ekonomike brenda vendit në shumë sektorë. Nga java e ardhëshme Besimi paralajmëroi takim me gjithë ministrat që të shyrtohen konkluzat e përbashkëta dhe të fillojnë përgaditjet e programit të ardhshsëm tre vjecarë me masa konkrete per të adresuar këto konkluza. /KlanMacedonia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments