4.7 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGjysma e komunave nuk kanë publikuar informacione për shërbimet që i ofrojnë

Gjysma e komunave nuk kanë publikuar informacione për shërbimet që i ofrojnë

Cilësia ekzistuese e shërbimeve të cilat i sigurojnë Njësitet e Vetëqeverisjes Lokale (NJVL) në ueb portale nuk ofron shërbim efektiv dhe të shpejtë për qytetarët, as trajtim të barabartë dhe qasje për secilin qytetar dhe person juridik. Këtë e konfirmoi Enti Shtetëror i Revizionit në raportin përfundimtar të auditimit nga rishqyrtimi i sistemeve të informacionit si Aduitim i suksesit me temë “Cilësia e shërbimeve të cilat i japin BNJVL përmes ueb portaleve të veta”.

“Disponueshmëria e shërbimeve elektronike në Internet me zbatimin e Standardeve për qasje në Internet të shërbimeve elektronike nuk është akoma në nivelin e duhur. Lëvizja nëpër ueb-portalet dhe ofrimi i shërbimeve elektronike, si dhe qasja drejt informacioneve, udhëzimeve dhe formularëve për një shërbim të caktuar nuk janë të unifikuara për të gjitha NJVL-të, ndërsa kërkimi i përmbajtjes në internet është gjithashtu problematik”, kumtoi ESHR.

Gjatë vitit 2019 dhe 2020, Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e sistemit të informacionit si revizioni i suksesit me temën  “Cilësia e shërbimeve të ofruara nga NJVL-të përmes ueb-portaleve të tyre”. Me revizion u përfshinë të gjitha njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe Qyteti i Shkupit si një njësi e veçantë e vetëqeverisjes lokale, ose gjithsej 81 NJVL, si dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Ministria e Shoqërisë së Informatikës.

“Revizioni e përfshiu periudhën nga viti 2016 deri në vitin 2020, si dhe fusha të caktuara, çështje dhe ngjarje para vitit 2016 dhe më pas deri në ditën e njoftimit për revizionin e kryer. Me qëllim të rritjes së fushës së revizionit, revizorët dorëzuan një Pyetësor onlajn deri tek të gjitha komunat në RMV, për të mbledhur të dhëna për cilësinë e shërbimeve të ofruara nga NJVL përmes portaleve të tyre në internet. Pyetësorit të dorëzuar iu përgjigjën gjithsej 77 NJVL, ndërsa komunat e mëposhtme nuk e dorëzuan përgjigjen e tyre: Haraçina, Saraj, Studeniçani dhe Kërçova”, informoi ESHR.

Revizorët me revizionin e kryer për cilësinë e shërbimeve të ofruara nga NJVL-të përmes portaleve të tyre në internet përcaktojnë se : 38 NJVL (49,3 për qind ) e komunave në ueb portalet e tyre nuk kanë publikuar informacione mbi shërbimet që u ofrojnë qytetarëve dhe personave juridikë; dy NJVL (2,6 për qind) kanë ueb portale të padisponueshme; 36 NJVL (46,8 për qind) nuk kanë publikuar Formularë për shërbimet që i ofrojnë; 39 NJVL (50,6 për qind) nuk kanë publikuar informacione në lidhje me tarifat administrative për shërbimet; 23 NJVL (29,8 për qind) në ueb portalet e tyre nuk kanë krijuar mundësinë për raportimin elektronik të një problemi në sigurimin e shërbimeve publike.LAJME TË NGJASHME

“Nga dhjetori i vitit 2019, në përdorim u lëshua Portali Kombëtar për e-shërbimet, i cili duhet të jetë lidhja e vetme e qytetarëve me institucionet. Në portalin   https://uslugi.gov.mk/  gjatë kryerjes së revizionit ka 810 shërbime të ofruara, nga të cilat 151 shërbime elektronike (e-shërbime), nga aktivitete dhe institucione të ndryshme, por nuk ka asnjë shërbim elektronik i cili është nën kompetencën e NJVL-së. Planifikimi i zhvillimit ekonomik lokal, përcaktimi i zhvillimit dhe prioritetet strukturore, në përputhje me rregullativën ligjore është në kompetencë të NJVL-ve”, thuhet në raportin e ESHR.

“Megjithëse transparenca dhe llogaridhënia në punën e NJVL-ve është paraparë në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, Ligji për Qasje të Lirë në Informacionin me Karakter Publik dhe Ligjin për Përdorimin e të Dhënave  nga Sektori Publik, tek pjesa më e madhe e NJVL-ve  është vërejtur mungesë e informacionit ose informacioni jo i plotë për përdorimin e fondeve publike nga njësitë e vetëqeverisjes lokale, respektivisht transparencë jo e mjaftueshme e buxhetit, a gjithashtu nuk ofrohet edhe qasje deri tek informacionet me karakter publik ose publikohen informacione jo të plota me karakter publik”, potencohet në raport.

Në pjesën më të madhe të komunave, revizorët konstatuan burime njerëzore dhe materiale të pamjaftueshme, të nevojshme për vendosjen e e-shërbimeve, si dhe mungesë të analizës dhe burime të domosdoshme minimale të nevojshme për sigurimin e duhur të shërbimeve cilësore përmes ueb portaleve të NJVL-ve.

Te pjesa më e madhe e komunave, është detektuar zgjidhje jofunksionale për monitorimin e gjendjes së ofrimit të shërbimeve nga subjektet që kryejnë shërbime publike, si dhe mungesë të monitorimit të rregullt të cilësisë së shërbimeve publike në nivelin lokal.  Në të njëjtën kohë, disa komuna nuk kanë një protokoll të sigurt HTTPS për qasje në ueb portalet, i cili do të lejonte shkëmbimin e sigurt të postave dhe të dhënave elektronike.

Revizorët në raportin e revizionit rekomandojnë që është e nevojshme që institucionet kompetente të ndërmarrin aktivitete dhe masa specifike në funksion të përmirësimit dhe avancimit të cilësisë së shërbimeve të ofruara nga NJVL-të përmes ueb portaleve të tyre, si dhe të rrisin numrin e e-shërbimeve.

“Për më tepër, është e nevojshme të veprohet në mënyrë proaktive në mënyrë që të rritet ndërgjegjësimi publik i qytetarëve në lidhje me përdorimin e shërbimeve në mënyrë elektronike, si dhe edukim për përfitimet nga kjo mënyrë e ofrimit të shërbimeve në vend të mënyrës tradicionale, veçanërisht në kushte të pandemisë siç ishte rasti me virusin Kovid – 19”, thekson ESHR në raport.koha.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments