Në këto zgjedhje, LSDM po bën koalicionin më të madh, më të larmishëm, më modern që mbështetet në atë që bëmë në vitin 2020 përmes koalicionit “Ne mundemi”, tha sekretari i Përgjithshëm i LSDM Ljupço Nikollovski në Ohër.
“Ne do të vazhdojmë me takimet, me kontaktet me qytetarët, në 20 ditët e ardhshme do të vizitojmë çdo shtëpi, do të flasim me çdo qytetar, do t’i pyesim ata për përparësitë e tyre, për atë që duhet të përfshihet në programin tone” tha Nikollovski.
Ai theksoi se interesi i madh dhe numri i kandidaturave të paraqitura për kryetarë dhe këshilltarë tregon se LSDM është favorit në këto zgjedhje.
“Afati i fundit për kandidatura përfundon së shpejti, deri më tani kemi mbi 560 kandidatë për kryetarë të bashkive dhe mbi 5,000 kandidatë për këshilltarë. LSDM është një parti e hapur demokratike që u jep një shans të gjithëve”. tha Nikollovski.