Presidenti i SHBA Joe Biden bëri diçka të pazakontë në një takim të Shtëpisë së Bardhë me Presidentin izraelit në ikje Reuven Rivlin. Ai u gjunjëzua para shefit të shtabit të Rivlin kur dëgjoi se kishte 12 fëmijë.Biden, një baba i katër fëmijëve, u gjunjëzua dhe uli kokën për respekt.
Rivlin tha se Rivka Ravic (45), e cila ka qenë këshilltare e tij kryesore për vite me radhë, përveç punës me përgjegjësi, gjithashtu kujdeset për një familje kaq të madhe.
Ajo ishte me Rivlin ndërsa ai ishte deputet i Likud, ministër i komunikimit dhe kryetar i Knesset.