7 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBUZAKU: JEMI SULMUAR FIZIKISHT, REIS SULEJMAN REXHEPI KTHEHET NË ZYRAT E BFI-së...

BUZAKU: JEMI SULMUAR FIZIKISHT, REIS SULEJMAN REXHEPI KTHEHET NË ZYRAT E BFI-së…

Reisi Sulejman Rexhepi sot erdhi në selinë e Bashkësisë Islame, një ditë pasi Skender Buzaku para dyerve të Bashkësisë Islame shpalli veten Reis të ri.

Rexhepi u ulë në tryezën e takimeve dhe tha se po pret të takohet me Kiro Stojanov Peshkopin e kishës katolike.

“Është krejt normale ardhja ime, kemi aktivitete tjera. Me Kiro Stojanovin.

Është takim për atë që ndodhi dje apo?

“Nuk e di për çfarë është takimi”, u shpreh Reis Sulejman Rexhepi.

I pari i BFI-së tha se nuk ka pasur bisedime me partitë politike shqiptare.

“Me asnjë parti s’kam pas. Prononcime kanë patur dje”, theksoi Reis Sulejman Rexhepi Kryetar i Bashkësisë Fetare Islame.

Skender Buzaku ndryshe nga dje kur u prononcua para BFI-së, sot u paraqitë në një lokacion tjetër. Ai  tha se mbrëmë është sulmuar fizikisht nga persona të afërt me Sulejman Rexhepin brenda hapsirave të Bashkësisë Fetare Islame dhe se rasti është paraqitur në polici.  I pyetur nga gazetarët se kur do të kthehet në zyrat e Bashkësisë Fetare Islame, Buzaku tha se atëherë kur të krijohen kushtet.

“Pasi zyrtarët e policisë e kanë lëshuar objektin, një grup i cili e ka dërguar Sulejman Rexhepi ka ardhur dhe na ka sulmuar fizikisht aty.

Ky grup ka qenë i identifikuar nga zyrtarët e policisë dhe dihen emrat e të gjithëve.

Çdoherë ky njeri me anë të frikës me anë të sulmit me anë të shfrytëzimit të dhunës dhe forcës ka tentuar të frikoj myslimanët dhe të punësuarit”, tha Skender Buzaku.

Anëtari i BFI-së Muamer Vesli mohoi të ketë përdorur dhunë dikush nga BFI ndaj Buzakut.

“Le të ankohet tek miku i vet Oliver Spasovski, në Bashkësinë Islame nuk kemi forca të armatosura në BFI nuk kemi njerëz huligan në Bashkësin Islame nuk është përdorur dhunë të vetmen forcë që ka BFI është forca morale dhe asgjë tjetër”, deklaroi anëtari i BFI-së, Muamer Veseli.

Ndryshe sot në Gazetën Zyrtare është publikuar vendimi i Gjykatës Themelore Shkupi 2 – Shkup, për emërimin e kryerësit të funksiononit të Reis Ulemasë në Maqedoni.

Ndërsa BFI shpalosi edhe dokumentet në të cilat siç thonë është përdorur vula e falsifikuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments