7.8 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaOpinionAbdulla Mehmeti / GODITJET NË MOMENTE TË KRIZAVE KANË POROSI TË QARTA

Abdulla Mehmeti / GODITJET NË MOMENTE TË KRIZAVE KANË POROSI TË QARTA

Situata politike dhe e sigurisë në Maqedoninë Veriore është shqetësuese. Institucionet duhet të ndërmarrim masa urgjente dhe efikase!

Në Maqedoninë Veriore po rrezikohen seriozisht procesi i integrimeve euroatlanike dhe orientimi evropian i shtetit.

Përderisa Qeveria merret me reforma kozmetike dhe fushatë të dobët të zgjedhjeve presidenciale, një DORË E FSHEHTË, tepër e fuqishme dhe rrënuase po vepron hapur për destabilizimin e vendit, krijimin e mosbesimit ndër qytetarët, të pëçarjes dhe konfrontimit të institucioneve dhe qytetarëve mbi baza kombëtare, fetare dhe partiake!

Çfarë ju desh Qeverisë dhe institucioneve të tjera të pushtetit që ta godasin Bashkësinë e Fesë Islame (BFI), besimtarët e të cilës përbëjnë mbi gjysmën e banorëve të këtij shteti, në momentin më kritik për shtetin, mes dy rretheve të votimit të zgjedhjeve presidenciale, duke e thelluar edhe më tej humnerën nga e cila mezi është duke na nxjerrë faktori ndërkombëtar?!

(24 prill 2019)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments