7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeFlakron Bexheti-ASH / Thirrjet e BDI për drejtësi janë hipokrizi

Flakron Bexheti-ASH / Thirrjet e BDI për drejtësi janë hipokrizi

Në Click Plus të TV2 zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët Flakron Bexheti është duke diskutuar për situatën aktuale politike. Sipas Bexhetit drejtësia dhe mos funksionimi i shtetit dhe së drejtës është njolla më e zezë e kësaj qeverie. Gjatë fushatës Bexheti u shpreh se opozita ka konstatuar që sistemi i drejtësisë nuk ka asnjë dallim prej regjimit të Gruevskit. Kemi drejtësi selektive, dhe kjo i ngjan të thotë opozitës e jo Artan Grubit, i cili është në pushtet.

Kemi drejtësi selektive, te djemtë që u dënuan te rasti i Sadovskit, te rasti i Almirit si dhe tek rasti i Fetah Alimit. Gjithashtu Bexheti ka theksuar që po mundohet që Prokurorisë Speciale ti hiqen disa nga kompetenca, dhe që shteti do të ketë drejtësi të rrënuar. Bexheti theks të veçantë i vendoi edhe numrit të pakët të votave që morri BDI-ja, që ishin mesazh nga qytetarët se nuk janë të kënaqur me drejtësinë. Gjithashtu zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët tha që njerëzit dhe shumica e tyre që janë sot në Qeveri, janë po të njëjtit që i kanë shërbyer dikur Nikolla Gruevskit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments