9.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBilall Kasami-Lëvizja Besa: Reforma boshe të Zaevit

Bilall Kasami-Lëvizja Besa: Reforma boshe të Zaevit

Drejtësi tjetër për shqiptarët dhe tjetër për maqedonasit, ndërsa deklaratat e kryeministrit Zoran Zaev për reformim të sistemit gjyqësor, janë boshe dhe jozerioze, thotë për gazetën KOHA, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

“Vendimet e fundit të gjykatave në vend që lidhen me rastin e ‘Sazdovskit’ si dhe rastin e BFI-së, janë skandaloze dhe tregojnë edhe një herë se sa tendencioze dhe selektive janë gjykatat në vend. Duke iu referuar deklaratave publike të kryeministrit, se në vend nevojiten reforma në drejtësi, siç duket mbeten vetëm deklarata boshe dhe për pikë politike. Problemi kryesor i gjyqësorit edhe më tej ngelet kualifikimi i veprave penale, varësisht nga përkatësia etnike e kryerësit të veprës penale, veçanërisht kur janë në pyetje shqiptarët, ashtu edhe shqiptohet lartësia e dënimit ndaj autorëve të asaj vepre penale. Kjo tregon se në Maqedoni ende kemi drejtësi selektive dhe nuk kemi ‘drejtësi për të gjithë’, e cila do t’i ngjante një drejtësie ashtu siç janë në shtetet perëndimore”, thotë Kasami. Si Lëvizje BESA, thotë ai, kërkojmë rishqyrtimin e këtyre rasteve nga gjykatat e vendit.

“Lëvizja BESA kërkon sqarime nga gjykata, prokuroria dhe ekspertiza që njëherit janë edhe hallka kyçe në proceset gjyqësore: Si mund që vrasjet me paramendim t’i rikualifikoj si vepra penale të kryera nga fatkeqësia në komunikacion me pasoja vdekjeprurëse si në rastin e Almirit, me pretekstin që e njejta vepër nuk është kryer me paramendim dhe për kryerësin (Boban Iliq) të shqiptohet dënim me vetëm 6 vite burg? Ndërsa në anën tjetër për një tjetër rast me pothuajse pasoja identike (vdekjeprurëse), mirëpo me autorë të veprës penale në këtë rast dy shqiptarë, kualifikim i veprës penale (vrasje në mënyrë të dhunshme) të jetë kaq i ndryshëm nga rasti i Almirit dhe shqiptimi i dënimit të jetë shumë më i lartë me nga 19 vite vuajtje burg! Ne si Lëvizje BESA kërkojmë rishqyrtimin e këtyre dy rasteve, por edhe gjithë rasteve të tjera të gjykuara me prapavijë politike dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve”, thotë Kasami. (koha.mk)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments