Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar lidhur me misionin e parë ndërkombëtar të Ushtrisë së Kosovës duke e konsideruar moment historik.
Ai thotë se bashkëvendosja e ushtrisë së Kosovës dhe të Amerikës është moment historik jo vetëm për mbrojtjen e Kosovës, por si demonstrim i gatishmërisë së Kosovës për të marrë përgjegjësi përtej kufijve.
“Bashkëvendosja e Ushtrisë së Kosovës dhe Ushtrisë Amerikane në Kuvajt është një moment historik – jo vetëm për mbrojtjen e vetë Kosovës, por si demonstim i gatishmërisë së Kosovës për të përqafuar përgjegjësitë përtej kufijve të saj që kontribuojnë në sigurinë rajonale dhe globale.”, shkruan Kosnett.
Ndërsa, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA’ve ka thënë se është krenari për SHBA’të të kenë afër vetës ushtrinë e Kosovës.