4.7 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaBlinken për Kinën: Jashtë vendit agresive, brenda vendit shtypëse

Blinken për Kinën: Jashtë vendit agresive, brenda vendit shtypëse

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Kina po vepron gjithnjë e më agresivisht jashtë vendit, ndërsa brenda është bërë edhe më shtypëse. Në një intervistë për CBS News,  Blinken tha se SHBA-ja nuk do ta lejojë Kinën të minojë rendin ndërkombëtar, që bazohet në rregulla. Tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë rritur kohëve të fundit për shkak të tregtisë, spiunazhit dhe pandemisë së koronavirusit. I pyetur se çfarë konsideron si qëllim afatgjatë të Pekinit, Blinken tha: “Mendoj se me kalimin e kohës, Kina beson se mund të jetë, duhet të jetë dhe do të jetë vend dominues në botë”. Por, konfrontimi ushtarak “është thellësisht kundër interesave të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara”, shtoi Blinken. Ai tha se qëllim i SHBA-së nuk është ta frenojë Kinën, por të ruajë rendin e bazuar në rregulla, të cilin “Kina po e sfidon”. Kina, mes tjerash, është akuzuar edhe për rritje të tensioneve me Tajvanin dhe abuzim të pakicës myslimane ujgure. Blinken nuk e quajti Kinën armike, edhe pse SHBA-ja e ka akuzuar Pekinin më herët për vjedhjen e sekreteve tregtare dhe të pronës intelektuale. Kryediplomati amerikan ndodhet në Londër për takimin e ministrave të Jashtëm të G7-ës – grupit të vendeve më të industrializuara./

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments