1.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajme(VIDEO) KOALICIONI ALEANCË-ALTERNATIVË: HAJNIA E BDI-SË ARRITI NË BASHKIMIN EVROPIAN

(VIDEO) KOALICIONI ALEANCË-ALTERNATIVË: HAJNIA E BDI-SË ARRITI NË BASHKIMIN EVROPIAN

Hajnia dhe korrupsioni i funksionarëve të BDI-së tashmë është i njohur edhe në Bashkimin Evropian. Me këtë konstatim, koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka filluar sot reagimin ndaj rastit të “Jahi Jahiu”, ish Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës i emëruar nga BDI, i cili para dy viteve u arrestua për mitmarrje prej 38 mijë euro dhe më pas u la i lirë. Bujare Abazi, tha se bëhet fjalë për një projekt të finansuar nga IPA fondet e BE-së, për të cilin Jahiu ka marrë 38 mijë euro, ndërsa tani qytetarët duhet të kthejnë shumën e plotë të projektit.

Bujare Abazi

Përveç që përbën skandal, pas hetimeve të përfunduara, sipas ligjeve të BE-së, shteti ynë do të duhet t’i kthejë të gjitha paratë aq sa ishte edhe granti i ndarë në vlerë prej 1.2 milionë euro. Granti për tenderin në fjalë duhet kthyer dhe pasojat për këtë do t’i paguajnë qytetarët. Kjo i bie që për një hajn të BDI-së, i quajtur Jahi Jahia, i cili ka marrë 38.000 euro ryshfet në një tender evropian, qytetarët tani duhet t’ia kthejnë BE-së 1.2 milion eurot e kontratës korruptive. Ne, si Aleancë për Shqiptarët dhe Alternativa, apelojmë deri te organet e drejtësisë që të gjykohet rasti dhe të dënohet personi në fjalë, kurse fatura duhet t’i shkojë hajnit dhe partisë së tij, e jo të dënohen qytetarët më të varfër të Evropës. Mjaft jemi vjedhur e dënuar nga BDI për 20 vjet!

Abazi tha se duhet të ketë ndëshkim dhe jo falje, si dhe drejtësi dhe jo korrupsion. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa vlerëson se tanimë është koha e fundit që të fillojë të funksionojë ligji dhe shteti i së drejtës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments