8.9 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaSerwer: “Non-paperi” e bën Kosovën më pak sovrane, Serbisë i ofron marrëveshje...

Serwer: “Non-paperi” e bën Kosovën më pak sovrane, Serbisë i ofron marrëveshje të mirë

Eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit, Daniel Serwer, ka komentuar dokumentin jozyrtar të njohur si “non-paper” që thuhet se është i përgatitur nga Gjermania dhe Franca, si nismë e përbashkët e këtyre dy shteteve për rifillimin e dialogut dhe arritjen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Veç tjerash, në atë dokument theksohet se në Kosovë do të krijohet një “distrikt autonom i Kosovës së veriut” sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës. Kisha Ortodokse Serbe do të ketë “status të privilegjuar”, ndërsa Serbia, pas ratifikimit të Marrëveshjes ligjërisht obliguese, obligohet se “nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe rajonale”.

Serwer ka thënë se përderisa ky dokument pohon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, në praktikë kërkon që nga ana tjetër, Prishtina ta dorëzojë zbatimin e sovranitetit në veri.

Ndërsa pohon sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e Kosovës dhe Serbisë, në praktikë ky propozim kërkon që Prishtina të dorëzojë zbatimin praktik të sovranitetit mbi zhvillimin ekonomik, shëndetësinë, planifikimin urban dhe rural në komunitetet serbe si në veri dhe në jug të lumit Ibër si dhe sovranitetin mbi dhjetëra vende dhe objekte të Kishës Ortodokse Serbe, zonat mbrojtëse të cilat do të shtriheshin në një mënyrë të padefinuar”, ka thënë Serwer.percjell gazetablic.com

Distrikti autonom, ashtu siç edhe quhet në “non-paper”-in, Serweri thotë se i lë vetëm një shtrirje të paqartë Kushtetutës së Kosovës në veri të vendit, aty ku jetojnë shumica serbe.

Sipas tij, kjo i ofron më shumë Serbisë dhe i kërkon më pak dhe se Kosova nuk merr asgjë përveç premtimeve të mjegullta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments