Të rinjtë nga mosha 12 deri në 20 vjeç në kantonin zviceran të Baselit do të marrin një dhuratë për të thënë falënderime që bënë ç’është e mundur në betejën pandemike.
Këshilltarja e Qytetit të Bazelit, Jenny Schweizer, kaloi një mocion të mërkurën për t’u dhënë dhurata të rinjve në shenjë mirënjohje për përpjekjet e tyre gjatë pandemisë dhe durimin që kanë pasur dhe po vazhdojnë ta kenë.
Mocioni kërkon që të gjithë njerëzit midis moshës 12 dhe 20 në kanton të marrin një “shenjë falënderimi”, brenda së cilave do të ketë gjëra të ndryshme solide, si kupon që mund të blejnë rroba me lirim të madh, bileta kinemaje, koncerte, ngjarje sportive dhe po ashtu do të merren në konsideratë edhe kërkesat e tyre se çfarë dëshirojnë.
“Tani është koha që të falënderojmë të rinjtë në kantonin tonë me një gjest të veçantë”, i tha Schweizer transmetuesit kombëtar zviceran SRF.
“Ata kanë treguar konsideratë për njerëzit më të prekshëm në shoqëri”, tha Schweizer.
Pothuajse të gjitha grupet politike në kanton mbështesin propozimin, raporton media zvicerane.
“Unë e mbështes shumë atë (si mënyrë) për të thënë faleminderit për kufizimet që janë vendosur për më shumë se një vit”, tha këshilltarja Michela Seggiani.