Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë Veriore
Më tepër se rezultatet përfundimtare nga votimi në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, më 21 prill, pushtetin aktual duhet ta shqetësojnë:
1. Dalja tepër e ulët e qytetarëve në votim, në rrethin e parë;
2. Pasojat nga keqpërdorimi i Listës së përgjithshme të votuesve, e cila nuk e paraqet numrin real të votuesve, me afër 400-500 mijë votues fiktivë, e cila më lehtë mund të manipulohet dhe keqpërdoret nga strukturat e pushtetit të mëparshëm, duke marrë parasysh përvojën nga qëndrimi i tyre gjatë kohë (3 mandate) në pushtet;
2. Roli negativ i një numri të madh të medieve me propagandën e tyre në dëm të proceseve pozitive të filluara, sidomos në lidhje me integrimet euroatlantike, NATO dhe BE;
3. Numri tejet i madh i fletëvotimeve të pavlefshme, 32,755, ose 4,34%, të cilat nuk janë për shkak të mosdijes së votuesve, por për shkak të revoltës së qytetarëve me dinamikën tejet të ngadalshme të reformave të premtuara nga pushteti aktual;
Dhe, çështje të tjera, të cilat do t’i trajtojmë gjatë ditëve në vazhdim.
(22 prill 2019)