-0.2 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaTurqia: Deklarata e Biden për ngjarjet e vitit 1915 nuk do të...

Turqia: Deklarata e Biden për ngjarjet e vitit 1915 nuk do të pranohet kurrë nga populli turk

Joe Biden të shtunën u bë Presidenti i parë i SHBA-së që njohu zyrtarisht si gjenocid, masakrën ndaj armenëve nga Perandoria Osmane në vitin 1915.

Pas kësaj deklarate ka pasur reagime nga ministria e punëve të jashtme turke, përfshirë edhe nga vetë ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.

“Ne nuk kemi asgjë për të mësuar nga askush për të kaluarën tonë. Oportunizmi politik është tradhtia më e madhe ndaj paqes dhe drejtësisë. Ne e hedhim poshtë plotësisht këtë deklaratë të bazuar vetëm në populizëm”, ka deklaruar Cavusoglu përmes llogarisë së tij në Twitter.

ër më tepër ngjashëm këtij reagimi iu është bashkangjitur me komunikatë ministria e punëve të jashtme në Turqi, duke potencuar se denoncon deklaratën e Presidentit të SHBA-së.

“Ne e hedhim poshtë dhe e denoncojmë me fjalët më të forta deklaratën e Presidentit të SHBA-së në lidhje me ngjarjet e vitit 1915”, ka reaguar ministria e punëve të jashtme në Turqi.

“Është e qartë se deklarata e përmendur nuk ka një bazë shkencore dhe ligjore, dhe as nuk mbështetet nga ndonjë provë”, njofton komunikata.

Armenia thotë se 1.5 milion njerëz u vranë në vitin 1915-1916, duke iu referuar masakrës si gjenocid.

Image
“Kjo deklaratë e SHBA-së e cila shtrembëron faktet historike, nuk do të pranohet kurrë në ndërgjegjen e popullit turk, dhe do të hapë një plagë të thellë që minon besimin dhe miqësinë tonë të ndërsjellë”, thuhet mes tjerash në reagimin e Turqisë. 
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments