0.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTabletët do të zëvendësojnë librat nëpër shkolla! Carovska: Nxënësve nuk u vjen...

Tabletët do të zëvendësojnë librat nëpër shkolla! Carovska: Nxënësve nuk u vjen interesant me libër

Rreth 50 mijë prindër janë kundër digjitalizimit të teksteve shkollore. Ata në një grup në Facebook  që quhet “Libra shkollorë dhe mësim të ketë patjetër” ngritën peticion ku janë nënshkruar mbi 11 mijë prindër. Këmbëngulin që fëmijët të mësojnë nga librat, e jo siç është paralajmëruar përmes pajisjeve tablet me tekste shkollore elektronike. Një prej prindërve që deshi të mbetet anonim, për TV21 tha se nëse vazhdohet me këtë teknologji, fëmijët do të bëhen analfabet.

 “Analfabet do të jenë këto fëmijë nga sherri i kësaj teknologjie të “avancuar”. Mbas 10 viteve do të shohim se fëmijët do t’i kemi tutkunë. Po dashtë Zoti nuk do t’i lë në Maqedoni të shkollohen, nuk ia vlen”, tha nj; prind.

Carovska thotë se është e pavërtetë se në të ardhmen nxënësit nuk do të kenë libra. Shpjegon se fëmijët nuk do të mësojnë gjithë ditën nga pajisjet elektronike.

 “Absolutisht është i gabuar mendimi që dikush dëshiron ta imponojë. Ka një pjesë prindër, por gjithashtu është shumë interesant që në to kemi edhe struktura partiake. Andaj u bëj thirrje prindërve të jenë të informuar, në detaje të ndjekin përgjigjen e çështjeve që i plason MASH si institucion kompetent, të mos bien pre e manipulimeve partiake që vendosen në disa grupe të caktuara”, tha Milla Carovska – Ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Ministrja këmbëngul se përmbajtjet që do të vendosen në librat digjital shkollor janë më bashkëkohore, më interesante dhe më kurioze për nxënësit.

 “Nëse shihni anketat, nxënësit nuk duan të shkojnë në shkollë. Nëse i pyesni do të thonë se nuk u vjen interesant në shkollë për shkak se përmbajtja e teksteve shkollore të vjetra nuk e mban vëmendjen e tyre. Ata jetojnë dhe rriten me pajisje digjitale dhe vazhdimisht janë të ekspozuar në animacione, ndërsa animacione nuk mund të vendosni në libër të botuar”, shtoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.

Ende nuk dihet nëse viti i ri shkollor do të fillojë në bankat shkollore. Carovska thotë se prindërit dhe nxënësit do të jenë të informuar në kohë për këtë çështje. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments