Një pjesë e madhe e kompanive e kanë keqpërdorur ndihmën shtetërore për ballafaqim me pandeminë me Kovid 19, tha dje në emisionin Klik Plus në TV21, drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska. Ajo sqaroi se kundër atyre kompanive janë ndërmarrë masa me bllokimin e xhirollogarive të tyre dhe me pagesë të borxhit, ndërsa për drejtuesit do të ketë edhe kallëzime penale. Kjo ka të bëjë me kompanitë që kanë aplikuar tre muaj radhazi dhe e kanë bërë këtë keqpërdorim.
“Ne, së pari publikuam në mënyrë transparente, thamë se ku janë bërë ato keqpërdorime të ndihmës së shtetit, për shkak se bëhet fjalë për ndihmë shtetërore. Ndoshta për këtë arsye e gjithë kjo opinioni publik e pranoi në mënyrë skandaloze. Ne atje bëmë kontrolle së bashku me Inspektoratin shtetëror të punës, bëmë kontrolle edhe atje ku kemi parë lëvizje të xhirollogarive, i shikonim dokumentet, bilancet, denoncimet, po ashtu i ndërmorëm të gjitha veprimet për pagesë me dhunë”, deklaroi Sanja Llukarevska – drejtoresh e DAP-it.
Kryetarja e Lidhjes së odave ekonomike, Danella Arsevska tha se problemi më i madh në ekonominë gri është ndarja e pamjaftueshme mes atyre që nuk janë të regjistruar dhe atyre që kanë përfituar pasuri të vërteta.
“Problemi më i madh në ekonominë gri është ndarja e pamjaftueshme mes atyre që nuk janë të regjistruar, nuk figurojnë askund dhe atyre që marrin shuma milionësh. Nuk flasim për tregje të gjelbra, për njerëz që punojnë për të mbijetuar, për tregtarë individë, por për individë që posedojnë pasuri të vërteta dhe nuk mund të tregojnë se si i kanë përfituar ato pasuritë. Njëkohësisht as punojnë, as kanë ndërmarrje të regjistruar e as përfitojnë para në ndonjë mënyrë”, theksoi Danella Arsovska – Kryetare e Lidhjes së Odave Ekonomike.
Në emisionin e djeshëm u theksua se kompanitë që nuk punojnë sipas rregullave, kërkojnë mënyrë që ta mos e paguajnë gjobën. U apelua se për pakon e pestë të masave ekonomike nuk do të mund të aplikojnë kompanitë që shfrytëzojnë kredi pa interes.