Ish ministri i Kulturës Hysni Ismaili, thotë se ende nuk e ka parë raportin e Entit Shtetëror për Revizion, i cili thotë se janë konstatuar një sërë parregullsish. Ismaili thotë se për raportin do të flasë pas përfundimit të hetimit nga policia financiare dhe prokuroria. Ai tha se punën si ministër i Kulturës e ka bërë në mënyrë ligjore.