9.1 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVaksina kundër Covid-19 do të bëhet sezonale! Në Serbi janë vaksinuar 15...

Vaksina kundër Covid-19 do të bëhet sezonale! Në Serbi janë vaksinuar 15 mijë qytetarë tanë, ku do e marrin dozën e dytë?

Gjasat janë të mëdha që vaksina për virusin korona të bëhet sezonale. Andaj ministri Venko Filipçe e vizitoi institutin Torllak në Serbi ku prodhohen vaksinat. Kjo është përpjekje që në kohë të sigurohet partner strategjik i cili do të na furnizojë me sasitë të mjaftueshme, nëse është e nevojshme.

 “U dakorduam që instituti Torllak të jetë partneri jonë strategjik sa i përket  furnizimit të vaksinave në periudhën në vijim. Me shumë gjasa kjo pandemi ende do të zgjas, andaj mundësitë janë të mëdha që vaksina të jetë sezonale”, tha Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Filipçe shëtiti gjithë institutin ndërsa pyeti edhe për kapacitetin e prodhimit. Nëse mund të dorëzojnë sasitë e nevojshme. Nga instituti pohuan se kjo gjë nuk është problem fare.

– Kapaciteti nuk është fare i vogël!

-Jo, jo, nuk është i vogël.

-I mjaftueshëm.

-Rreth pesë mijë shishe në orë.

Dozat e para nga Instituti Torllak pritet të dalin në muajin korrik. Autoritetet shëndetësore të këtushme thonë se do të prodhojnë edhe deri në një milion doza në muaj.

Ndërsa probleme nuk ka as me vaksinimin e shtetasve maqedonas në Serbi. Numri është i madh.

 “Ja mora të dhënë zyrtare se diçka pak më pak se 15 mijë qytetarë të RMV janë vaksinuar në Serbi”, potencoi Zllatibor Lonçar – Ministër i Shëndtetësisë i Serbisë.

Por, tani si problem vendoset doza e dytë, ku do të pranohet – në Serbi apo Maqedoni

 “Mund të dakordohemi, për shkak se kemi evidencë për të gjithë ata qytetarë, nëse është më lehtë dhe nëse merremi vesh, ata doza për ri-vaksinim t’ia japim Maqedonisë së Veriut dhe ju të organizoni ri-vaksinim me ata doza”, shtoi Zllatibor Lonçar – Ministër i Shëndtetësisë i Serbisë.

Maqedonia nuk ka vaksina që t’ia kthejë me të njëjtën gjë Serbisë, por ka pika pagesore. Kështu që si falënderim për vaksinat e dhuruara, shtetasit serb këtë verë nuk do të paguajnë në pikat pagesore në Maqedoni.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments