Ruajna o zot nga pushteti absolutë i të marrëve!
Vjen një moment, ku njëri që ka humbur jo vetëm pushtetin, por edhe dinjitetin, i thotë shqiptarëve; “po ika unë, nuk do të keni më vaksina”.
Sigurisht që vaksinat janë paguar nga qytetarët shqiptarë dhe sigurisht që shumë më tepër dhe shumë më shpejt do të vazhdojë ky proces sepse është gjëja më e rëndësishme që ka ky vend. Si mund t’i themi ne kësaj rinie, që 70% e tyre me zor presin që të ikin, që të rinjtë dhe të rejat shqiptare nuk duan punë? Dhe të sjellin pikërisht punëtorë nga Bangladeshi dhe Pakistani.
Si mundet kryeministri i një vendi ta thotë këtë gjë? Sepse detyra e tij është jo t’i gjejë punë Bangladeshit dhe Pakistanit, por të mundësojë bijat dhe bijtë shqiptarë, që të punonjnë këtu në vendin e tyre. Sepse Shqipëria është e shqiptarëve. Nëse ka hallin ai të Bangladeshit, hajde të bëhemi bashkë dhe ta çojmë këtë në Bangladesh me 26 prill.
Këto janë arsye të mjaftueshme. Në mungesë të një bilanci, duke prishur çdo kod etik, edhe burrëror të shqiptarit, bullizon, fyen burra, gra, njerëz, i nxjerr gishtin shqiptarëve.
Dhe pikërisht ky verb i një njeriu që duhet të jetë shumë i përgjegjshëm për atë se çfarë flet nga goja sepse është zgjedhur aty për të shërbyer dhe për të dhënë modelin më të mirë. Përdor fyerje dhe etiketime nga më të ndryshmet që po të fillojnë t’i numërojmë ne ato të të atij, nuk e di se çfarë do të bëhet në këtë vend, por e refuzojmë këtë verb sepse shqiptarët kanë nevojë për njerëz të përgjegjshëm.
Imagjinoni kryeministrin e Italisë, Gjermanisë, Francës apo presidentin e Amerikës t’I drejtohet njerëzve me këtë gjuhë. Kjo është arsye e mjaftueshme për të thënë boll se je bërë si Plaku Mere, ik në shtëpi, merru me Zahon, boll janë 23 vjet. Ka djem, vajza, të rinj, njerëz të shkolluar. Ne jemi në një aleancë bashkë për ndryshim, të detyruar shumë herë sepse ky njeri arriti që të ndryshojë edhe Kushtetutën, edhe Kodin Zgjedhor, pikërisht që të fitojë këto zgjedhje, jo me votat e shqiptarëve.
Ne do të bëjmë garë, betejë, deri me 25 prill. Me 26 jemi prap miq e shokë, të gjithë. Janë tre javë për të ndryshuar jetët e të gjithë shqiptarëve, për t’i dhënë mundësi një njeriu që boll më se ke 23 vjet, 8 vjet si kryeministër dhe s’ka asnjë bilanc. Nuk i mjafton më sinqeriteti i 4 viteve më parë kur tha ma jepni mua tepsinë, edhe kusinë të gjithën. Ia dhanë shqiptarët dhe ja ku janë…
Kjo është një betejë e rëndësishme për ta kthyer Shqipërinë dhe demokracinë në hullitë e normalitetit, për ta kthyer ekonominë shqiptare jo në duart e 5 vetave, por që të kenë mundësi shqiptarët që të punojnë, që të konkurrojnë në tregun e punës, dijes, sipërmarrjes. Ky është sistemi që ne duam dhe
jemi futur që në ’90.
Thirrja ime është si miku juaj, si vëllai juaj, e fundit si kryetar i PDIU, ju bëj thirrje si bashkëpatrioti juaj, është moment shumë i rëndësishëm edhe për Shqipërinë, edhe për Çamërinë, edhe për ne, që të bëjmë përpjekjet tona maksimale.
Ruajna o zot nga pushteti absolutë i të marrëve!
E pra miqtë mi, sot jemi në një moment historik për shqiptarët, sot pas 30 vitesh na duhet të ndahemi nga modelet e regjimeve autoritariste, nga pushteti absolut i një njeriu i cili sot ka varfëruar shqiptarët.