Partia Demokratike Shqiptare, ka zyrtarizuar profesorin Sadi Bexhetin si kandidat për kryetar të Komunës së Tetovë.
Bexheti gjatë promovimit sot në qendër të Tetovës tha qëllim i tij pse i ka hyrë kësaj gare është që të përmirsoj jetën e tetovarëve. Përmendi mungesën e ujit të pijshëm, mungesën e investimeve etj.
Tha se kandidatura e tij nuk është kundër askujt por është thjesht për të ndryshuar Tetovën
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut pritet të mbahen gjatë muajit tetor, ndërkaq deri më tani publikisht asnjë parti politike nuk ka shpallur kandidatin e vet për Tetovën.
Deri më tash, me këtë komunë ka udhëhequr BDI me Teuta Arifin