Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, znj. Mesila Doda ishte e ftuar këtë pasdite në emisionin “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja. Znj. Doda u shpreh se fitorja e opozitës do të ketë motive të forta kombëtare. Siç dihet Çështja Çame është e përfshirë në marrëveshjen me Partinë Demokratike, ndërsa koalicioni “Aleanca për Ndryshim” ka një plan të qartë për ekonominë, arsimin, çështjet sociale, trashëgiminë kulturore, etj. Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së u ndal edhe në procesin e rindërtimit dhe vaksinimit, të cilat i vlerësoi si dështime të mëdha të qeverisë Rama. “Gjatë pandemisë kryeministri i la shqiptarët në mëshirë të fatit, ndërsa tani po iu thotë ose më jepni votën, ose do të gjeni vdekjen”, u shpreh ajo. Për znj. Doda “një kryeministër që nuk del me bilancin e tij, por merret me opozitën, tregon është është totalisht i dëshpëruar”. #ShqipëriaFiton#NënNjëFlamur#ShpëtimIdrizi9#MesilaDoda12