-0.2 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMuki i përgjigjet Ali Ahmetit, pasi i tha se e ka lutur...

Muki i përgjigjet Ali Ahmetit, pasi i tha se e ka lutur të bëhet deputet i BDI-së

Në intervistën për TV21 në emisionin Click Plus, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka folur edhe për marrëdhëniet me partnerët e koalicionit.

I pyetur rreth komenteve të nënkryetarit të LSDM, Muhamed Zekiri, Ahmeti ka thënë se nuk dëshiron ta komentoj fare Zekirin sepse thotë gjëra të pavërteta. Ahmeti tha se nënkryetari i tanishëm i LSDM-së, para disa viteve i ka kërkuar që ta bej deputet të BDI-së.
“Ky Muhamedi, ka ardhur tek zyrat e mia para disa viteve gjersa punonte në Alsat duke kërkuar që të bëhet deputet nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim. Unë e inkurajova që të vijon kontributin e tij si gazetar në Alsat.” thotë Ahmeti.
Nga ana tjetër deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri thotë se nuk ka diçka shtesë që ta komenton liderin e BDI-së Ali Ahmeti. Zekiri me një fjalë të shkurtër demantoi fjalët e Ahmetit që tha në tv 21.


“Gjuha shkon aty ku dhemb dhëmbi”, ky është komenti i shkurt i Zekirit në FB duke shtuar se gjithçka që ka pasur të thotë për BDI-në e ka thënë publikisht.
Muhamed Zekiri javë më parë deklaroi se sa më largë nga BDI aq më mirë.

Ahmeti: “Muhamed Zekiri më kërkoi ta propozoj si kandidat të BDI-se për deputet”

Ahmeti: “Muhamed Zekiri më kërkoi ta propozoj si kandidat të BDI-se për deputet”Ахмети: Мухамед Зекири ме молеше да го предложам како кандидат за пратеник на ДУИ

Geplaatst door TV21 op Donderdag 18 april 2019
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments