0.3 C
Tetovo
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeRipostim nga data 27.05.2019 / SKANDAL ME FAVORE SEKSUALE, 15 PROFESORË NGA...

Ripostim nga data 27.05.2019 / SKANDAL ME FAVORE SEKSUALE, 15 PROFESORË NGA UT DHE UEJL KANË SHQETËSUAR STUDENTET (video)

Pesëmbëdhjetë profesorë të Universitetit të Tetovës dhe Universitetit të Evropës Juglindore kanë kërkuar që studentet vajza tu ofrojnë favore seksuale. Këtë e thonë nga “Klubi feminist” pranë Universitetit të Evropës Juglindore, të cilët thonë se diskriminimi gjinor në fushën e arsimit ekziston. Këtë përfundim ata e kanë marrë pas një ankete të realizuar në të cilin janë përfshirë mbi 300 studentë, të cilët i janë përgjigjur pyetjes nëse ekziston diskriminimi gjinor në arsim apo jo. Sipas analizës, 80 për qind e të anketuarve janë përgjigjur me PO, ndërsa rreth 37 për qind prej të anketuarve kanë deklaruar se janë përballur direkt me diskriminimin gjinor në fushën e arsimit, përfshi edhe diskriminimin nga administrata dhe profesorët.

Rita Beadini nga klubi feminist thotë se është shqetësues numri i profesorëve të cilët kanë kërkuar favore nga studentet.

“Ajo që na ka befasuar neve është numri i madh i të anketuarve që vullnetarisht e kanë plotësuar anketën dhe mbi të gjitha ajo që na shqetëson në një far mënyre po edhe na ka lënë të habitur janë, mbi 10 emra 15 do kisha thënë të profesorëve që i kanë denoncuar studentët për kërkime për favore seksuale nga studentet vajza. Profesorët në fjalë janë profesor në Universitetin e Evropës Juglindore dhe në Universitetin e Tetovës, madje disa nga to udhëheqin edhe institucione të larta shtetërore”, tha Rita Beadini nga “Klubi Feminist”.

Profesoresha e UEJL-së, Besa Arifi thotë se rastet e diskriminimit janë të vështira për paraqitje dhe se organet duhet të ofrojnë mekanizma më efikas.

“Të gjitha rastet e diskriminimit, janë raste të cilat vështirë paraqiten, përpara organeve kompetente, qofshin organet brenda institucionit por edhe në organet shtetërore, që kanë për detyrë ndjekjen e veprave penale. Mbi të gjitha është me rëndësi që institucionet të ofrojnë mekanizma të nevojshëm dhe efikas për paraqitjen e rasteve të këtilla. Si dhe pastaj të ofrojnë ndihmë për ata që i kanë denoncuar rastet e tilla”, u shpreh Besa Arifi, profesoreshë.

E në fund fare, Safet Neziri nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thotë se MASH është në mbrojtje të nxënësve dhe studentëve.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës gjithnjë do të ngelë dhe do të jetë mbrapa të gjithë atyre të cilët do të jenë të diskriminuar dhe keqtrajtuar apo të vendosur në një pozitë të palakmueshme. Pavarësisht bëhet fjalë për nxënës të shkollave të mesme apo student të arsimit të lartë”, potencoi Safet Neziri nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Për këtë temë gjatë ditës në UEJL është realizuar tryezë e rrumbullakët, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të sferës së arsimit në Komunën e Tetovës, ministrisë së Arsimit po edhe profesor të UEJL-së, të cilët, bashkërisht, janë zotuar se do angazhohen në eliminimin e këtij fenomeni.

Përgatiti: Mevludin Imeri

linqet tv21 dhe almakos

https://almakos.com/15-profesore-te-universitetit-te-tetoves-dhe-universitetit-te-evropes-juglindore-kane-kerkuar-qe-studentet-vajza-tu-ofrojne-favore-seksuale/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments