-1 C
Tetovo
E premte, 27 Dhjetor, 2024
BallinaOpinionShqipëria reale aty ku e ka vënë Zoti

Shqipëria reale aty ku e ka vënë Zoti

linku https://27.al/shqiperia-reale-aty-ku-e-ka-vene-zoti/

Nga Shpëtim Idrizi*

Çështja Çame në 100 vjetorin e dytë të shtetit shqiptar

Në këtë leksion unë dua të ndërtoj dy paralele midis Shqipërisë në distancë kohore prej 100 vjetësh. Cilët ishin efektet e copëtimit të kombit me konferencën e Londrës 100 vjet më parë? Dhe çfarë mund të bëjmë sot për të kuruar efektet e këtij copëtimi? Brenda kësaj paralele, unë dua të shquaj Çështjen Çame si çështjen më të rëndësishme të mbetur pazgjidhur sot.

Përkufizimi i problemit

Çështja Çame është përbërë nga problematika e krijuar prej:

  1. largimit me forcë të mijëra shqiptarëve të krahinës së Çamërisë nga trojet e tyre etnike pas Luftës së Parë Botërore, dhe
  2. largimit përfundimtar të pjesës së mbetur në fund të Luftës së Dytë Botërore, nëpërmjet vrasjeve masive, dhunimeve, shkatërrimeve të pronës, objekteve të kultit, e të tjerë.

Të gjithë këto akte kryer mbi popullsinë çame i plotësojnë kushtet për t’u konsideruar si genocid, ashtu si me të drejtë e ka cilësuar Parlamenti shqiptar në 30 qershor 1994 në ligjin 7839, “për shpalljen e datës 27 qershor në kalendarin kombëtar si dita përkujtimore e genocidit të shovinistëve grekë ndaj shqiptarëve të Çamërisë”, shpallur me dekretin e Presidentit Berisha 885, në datën 12.7.1994.

Viktima të këtij genocidi janë mijëra të vrarë, kryesisht gra, pleq dhe fëmijë, ashtu dhe të afërmit e tyre të zhvendosur kryesisht në Shqipëri.

Sot, komuniteti çam në Shqipëri arrin në një numër prej afro 300.000 mijë vetësh.

Në Çamëri, ndërkaq jetojnë midis 70 dhe 100.000 çamë ortodoksë, sipas vlerësimeve të një figure të shquar të këtij komuniteti si Niko Stillo, komunitet që s’ka asnjë të drejtë ta shpërfaqë identitetin e vet etnik duke ju nënshtruar një procesi të gjatë asimilimi.

Në favor të ekzistencës së tij ka folur dhe ambasadori amerikan në OSBE, Clifford Bond në tetor 2006.

Kryetari i PDIU Shpetim Idrizi, duke folur gjate nje mbledhje te Keshillit Kombetar te PDIU, ku ka deklaruar se rezoluta per ceshtjen came do te paraqitet se shpejti ne Kuvend.

Pasuritë e grabitura nëpërmjet ligjesh të ndryshëm grekë, miratuar pas shpërnguljes së çamëve, duke filluar me Ligjin e Luftës, i cili veproi mbi pronat e grupit të parë të para fillimit të konfliktit të madh botëror në 1939, dhe ato të pas Luftës së Dytë Botërore kapin një vlerë prej mbi 10 miliard eurosh, vlerësuar sipas një studioje britanike. Të gjithë pasuritë dhe pronat shqiptare në Greqi vlerësohen në rreth 20 miliard euro. Genocidi mbi çamët, u shfaq fillimisht dhe u përmbyll si luftë klasore, etnike, dhe fetare ndaj tyre.

100 vjet më parë ndodhi Konferenca e Londrës. Kjo konferencë ndërkombëtare nën presionin e fuqive të mëdha aleate të Greqisë dhe Serbisë u tregua e padrejtë me shqiptarët si komb.

Unë dua të bëj një listim të efekteve, veçanërisht në planin ekonomik. Diçka që e kanë bërë ekspertët më të mirë të historisë si Marenglen Verli.

Është një dëshmi se si Shqipëria e para një shekulli ishte një Shqipëri e vetëmjaftueshme ekonomikisht, e barabartë numerikisht me fqinjët dhe me potencial të jashtëzakonshëm, ku Çamëria kishte peshë shumë të madhe në shumë kuptime. Unë dua t’ju ofroj atëherë disa prej këtyre dëmeve që solli copëtimi i Kombit shqiptar në këto plane që ju parashtrova.

cameria

Në pikëpamje të popullsisë:

Trojet shqiptare në vitin 1912 shtriheshin të paktën në 55-60 mijë km2 dhe sipas disa autorëve në 70-75 mijë km2.

Me copëtimin e Shqipërisë në vitin 1913 mbeti jashtë saj rreth gjysma e trojeve, përkatësisht Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit, viset e Dibrës, të Pollogut e më gjerë, të Maqedonisë së Sotme Perëndimore, viset e Çamërisë, si edhe vise të shkëputura më parë si Ulqini me rrethina, viset perëndimore të ish-Sanxhakut të Nishit e të tjera. ​Në këto vise (pa llogaritur humbjet në fund të viteve ‘70 si pasojë e luftërave dhe e vendimeve të Kongresit të Berlinit), ku shqiptarët përbënin mesatarisht 75-80 % të popullsisë dhe në vise të tjera periferike ku ata, megjithëse nuk ishin shumicë, përbënin një përqindje të madhe të popullsisë, me një mesatare prej 27 %, pra në të gjitha këto vise, të cilat arrinin së bashku një sipërfaqe prej mbi 40 mijë km2, jetonte më shumë se gjysma e kombit shqiptar. Është i njohur fakti se në 28 000 km2 të Shqipërisë së pavarur, në vitin 1912 ishin 703 mijë shqiptarë (në një popullsi të përgjithshme prej 740 mijë banorësh), në viset e aneksuara nga Serbia, Mali i Zi dhe Greqia mbetën rreth 850-900 mijë, e ndoshta edhe 1 milion shqiptarë (nga të cilët mbi 2/3, ose rreth 650 mijë, në trojet shqiptare dhe pjesa tjetër në viset periferike).

Kjo do të thotë se kombi shqiptar, numerikisht dhe nga përmasat e shtrirjes territoriale, nuk dallohej nga kombet fqinje. Sipas të dhënave dhe emërtimeve të kohës në fund të shekullit XIX Bullgaria kishte 96 000 km2 dhe 3,3 milionë banorë, Serbia 48 000 km2 dhe 2,37 milionë banorë, Greqia 65 000 km2 dhe 2,4 milionë banorë, kurse Mali i Zi 9 000 km2 dhe 227 mijë banorë.

Në pikëpamje gjeostrategjike:

Përmes Tivarit-Ulqinit dhe Lezhës, Shkodra e fuqishme tregtare gjatë shekullit XIX shkëmbente (duke ndjekur disa drejtime, por veçanërisht rrugën përgjatë Drinit) me Prizrenin dhe gjithë Kosovën, me rreze që shkonin edhe më tej, deri në Nish e Tetovë. Shkëputja e Ulqinit dhe e Tivarit, por edhe e Sanxhakut të Nishit, ishte goditje fatale për rrugën e veriut. (Sigurisht kishte edhe faktorë të tjerë, si hapja e Kanalit të Suezit, ndërtimi i hekurudhës Selanik-Mitrovicë, rritja e pasigurisë) Të gjitha këto ndodhën gjatë 40 viteve të fundit të shekullit XIX.

​Drejtimi i dytë ishte Durrës-Elbasan, me bigëzimin Dibër-Ohër, më tej me zgjatimin drejt Manastirit e gjetkë, rrezja e të cilit shkonte deri në Bullgari. Kjo rrugë u shkurtua në vitin 1913 në mënyrë drastike, duke mbetur një arterie që vdiste në Qafën e Thanës.

​Drejtimi i tretë niste nga bregdeti i Çamërisë, me port kryesor Prevezën, dhe përfshinte Janinën, Korçën, Kosturin, Follorinën e më tej, me rreze deri në Thesali, duke pasur caqe të vetat Selanikun dhe Stambollin. Ky korridor pësoi goditjen fatale në vitin 1913, kur jo vetëm u humbën skela, por edhe rruga nga Saranda drejt brendësisë, e ndërprerë nga kufiri, mbeti një segment qorr pa vijimësi deri në Korçë.

1

Në pikëpamje të bujqësisë:

Shqiptarët në vitet para Lidhjes së Prizrenit kishin në Ballkan rreth 1.2 deri 1.3 milionë hektarë tokë bujqësore dhe gjithsesi në vitin 1912 mbanin në pronësi rreth 1 milionë hektarë. Kjo sipërfaqe kishte kapacitet të prodhonte, llogaritur me rendimentet e kohës (5 kv/ha) rreth 0,5 milionë ton drithëra. Këto ishin të mjaftueshme për të ushqyer një popullsi prej 3-4 milionësh (sipas konsumit të atëhershëm të drithërave për banor). Duke qenë përgjithësisht terren i butë, viset që iu shkëputën Shqipërisë në vitin 1913 ishin baza e Kombit shqiptar për tokën bujqësore.

Në vitin 1912 në trevat shqiptare ende brenda kufijve të Perandorisë Osmane llogariteshin si tokë bujqësore rreth 1 milionë hektarë tokë, pa përfshirë këtu sipërfaqet në Serbi, Bosnjë e Thesali, pronësinë e të cilave shqiptarët e humbën pjesërisht qysh në gjysmën e parë të shekullit XIX dhe sidomos pas ndryshimeve kufitare në fund të viteve ‘70 të shekullit XIX, që, sipas të dhënave jo të drejtpërdrejta, duhet të kishin qenë diku midis 100 deri 200 mijë hektarëve.

Nëse brenda Shqipërisë së pavarur të vitit 1913 mbetën afërsisht 350 mijë ha tokë bujqësore, jashtë saj mbetën të paktën dy herë më shumë. Vetëm në Kosovë, në kufijtë e saj të sotëm konvencionalë, gjendeshin rreth 400 mijë hektarë tokë bujqësore, në trevat e tjera shqiptare të përfshira në Serbi e në Mal të Zi (më pas në ish-Jugosllavi) dhe në viset periferike ishin në pronësi të shqiptarëve edhe rreth 200 mijë hektarë të tjerë.

Po kështu dhjetëra mijëra hektarë tokë bujqësore në pronësi të shqiptarëve ishin në Çamëri, në viset midis Janinës, Konicës, Kosturit, Follorinës e gjetkë.

Një shqiptar nga Çamëria në Korfuz më 1916. Ka mundësi të jetë nga Sajadha. Fotografia është bërë gjatë Luftës të Parë Botërore nga fotograf francez. (1)
Një shqiptar nga Çamëria në Korfuz më 1916. Ka mundësi të jetë nga Sajadha. Fotografia është bërë gjatë Luftës të Parë Botërore nga fotograf francez. (1)

Në pikëpamje të qyteteve dhe porteve:

Në vitin 1913 jashtë Shqipërisë mbetën edhe një pjesë e madhe e qyteteve.

Në viset e copëtuara gjendeshin 25 nga 56 qendrat urbane ose 46 % e tyre (16 ndër 32 qytetet më të rëndësishme), rreth gjysma e popullsisë qytetare (51 %) prej 352 mijë banorësh, gjithashtu më shumë se gjysma e skelave dhe e limaneve shqiptare.

​Ndër qytetet kryesore që mbetën jashtë kufijve të shtetit shqiptar ishin Prizreni, Peja, Gjakova, Prishtina, Tetova, Dibra e të tjerë, dhe, madje, qendrat kryesore të tre ndër katër Vilajetet shqiptare, përkatësisht Shkupi, Manastiri dhe Janina.

Edhe pse me popullsi mjaft të përzier, këto qendra banoheshin në masën mbi 50 % nga shqiptarët, si në Shkup, ose ata ishin më shumë se çdo popullësi tjetër, si në Manastir dhe Janinë. Shqiptarët, gjithashtu ishin pronarët kryesorë ose kishin në duar në një masë të madhe ekonominë e këtyre qyteteve.

​Jashtë kufijve të Shqipërisë mbetën të paktën 12 skela ose limane shqiptare nga 22 të tilla, që përballonin 2/3 e lëvizjes tregtare (rreth 30 milionë franga).

Disa nga këto skela, ndoshta gjashtë, si Tivari, Ulqini e Salahora (Arta) e të tjerë, ishin humbur qysh në vitet ‘70 të shekullit XIX. Të tjera si Preveza, e cila bënte dyfishin e xhiros tregtare të Vlorës, ose 1/3 e xhiros të gjithë porteve shqiptare jugore, humbën në vitin 1913. Sipas prof. Z. Shkodrës në vitin 1912 lëvizja e jashtme tregtare e disa skelave arrinte në rreth 50 milionë franga.

* Botuar më 11 prill 2016

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments