4.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRRETH 50 MIJË QYTETARË NGA DIASPORA JANË REGJISTRUAR NË 10 DITËT E...

RRETH 50 MIJË QYTETARË NGA DIASPORA JANË REGJISTRUAR NË 10 DITËT E PARA TË REGJISTRIMIT NË MAQEDONINË E VERIUT

Kaluan dhjetë ditët e para të regjistrimit në Maqedoninë e Veriut, proces në të cilin për herë të parë është përfshirë edhe diaspora. Ministria e Punëve të Jashtme e shtetit fqinj është veçanërisht e angazhuar në këtë proces ka hapur linja telefonike veçanërisht të pajisura me aplikacionet më moderne digjitale uatsap/ vajber për t’u mundësuar çdo qytetari të vendit fqinj kudo që jetojnë në planet mund të paraqiten për informacione.

Informacionet janë të qasshme në ueb faqen e MPJ-së dhe në ueb faqet e ambasadave tona, theksoi ministri i Punëve të Jashtme i RVM -së Bujar Osmani në video-fjalim të publikuar në profilin e tij në Fejsbuk.Ai theksoi se aplikacioni është shumë i lehtë, dhe jo rastësisht rreth 50 mijë qytetarë janë regjistruar vetëm në dhjetë ditët e para, ndërsa ambasada po bëjnë plane të veçanta për çdo vend për të arritur deri te çdo qytetar kudo që jeton, po mblidhen informacione, përgjigjen dhe reagojnë gjithkund ku është e nevojshme.

“Në Romë kemi pasur takime jashtëzakonisht të mira. U takuam me qytetarët tanë dhe me shoqatat e qytetarëve. Njerëzit janë veçanërisht të interesuar për regjistrimin, por edhe në përgjithësi për kthimin e lidhjeve në vend. Javën tjetër shkojmë në Zvicër dhe Spanjë sepse është e rëndësishme t’u sigurojmë njerëzve informata, t’i dëgjojmë, të jemi të durueshëm. Njerëzit do ta vlerësojnë këtë, ndërsa gjithë ky proces është i rëndësishëm për të gjithë ne”, theksoi ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së veriut Bujar Osmani.

Ai thotë se diplomacia ka për qëllim të sigurojë përfshirje sa më të madhe të diasporës, që të kemi numra të saktë të distribuimit të njerëzve që jetojnë jashtë dhe të dhënat e sakta do të hapin mundësi të reja për shtetin, për diasporën dhe për MPJ-në. Për të mundësuar shërbime më të mira për njerëzit, për të mundësuar mbulim gjeografik me shërbime konsullore por edhe për të bërë politika më të mira për tërheqjen e njerëzve për t’u kthyer në vendin e tyre. /Insajderi.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments