7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE propozon që deputeti të ketë një shtetësi! LSDM pajtohet, BDI jo,...

VMRO-DPMNE propozon që deputeti të ketë një shtetësi! LSDM pajtohet, BDI jo, opozita shqiptare do të bllokojë

Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së do të propozojë ligj përmes së cilëve deputetëve do tu ndalohej të kenë shtetësi tjetër përveç asaj të Maqedonisë.tv21

“U bëjmë thirrje deputetëve të LSDM-së dhe të partive tjera politike ta mbështesin këtë vendim ligjor se si mund t’i japim fund temës dhe në periudhën në vijim zgjedhja e deputetëve të jetë nga personat të cilët do të kenë vetëm shtetësi maqedonase”, tha Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE.Ky propozim do të ketë edhe mbështetjen e LSDM-së.“Sigurisht që e mbështesim atë propozim-ligj. Qëndrimi ynë është që ai ligj duhet miratuar dhe të vlen edhe për përbërjen aktuale të Kuvendit”, theksoi Snezhana Kalevska nga LSDM.

o partitë shqiptare me shumë gjasa nuk do ta mbështesin ligjin. Artan Grubi nga BDI kundërshton kufizimin e shtetësisë për ligjvënësit dhe përfaqësuesit politik në ekzekutiv.

“Tema për shtetësi të dyfishtë është e harxhuar dhe këtë e lejon ligji jonë. Mendoj se nuk mund të ushtrojmë diskriminim ndaj asnjë qytetari qoftë ministër, deputet apo cili do qytetar i vendit tonë”, deklaroi Artan Grubi – zëvendëskryeministër i parë.

Opozita shqiptare, koaliconi Aleanca-Alternativa, paralajmëron bllokim edhe të këtij ligji, siç kanë bërë me shumë të tjerë, në formë revolte ndaj moszgjidhjes së pr/ligjit të tyre për shtetësinë.

 “Kur të vijë ai propozim në rend dite, do ta analizojmë e diskutojmë. Ne momentalisht jemi në fazë bllokade. Nëse vjen për kohë të shkurtër, do të bllokohet edhe ky ligj”, u shpreh Elmi Aziri nga koalicioni ASH-AAA.

Propozimi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së vjen pasi dje zëvendëskryeministri bullgar Krasimir Karakaçanov në Fejsbuk publikoi listë të emrave me pasaporta bullgare, të cilat, sipas tij, përputhen me një pjesë të anëtarëve të partisë, që VMRO-DPMNE rreptësisht e përgënjeshtroi. Edhe Krakaçanov më pas u shpjegua se jo jo domosdoshmërisht fjala ka qenë për pjesëtarët e DPMNE-së. Me ligjin që do të propozohet, deputeti Micevski tha se do të ndalohen mjegullnajat që ngriti miku më i mirë i Zoran Zaevit, Karakaçanov, duke përhapurp lajme të rreme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments