-0.5 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeZVKPRMV Artan Grubi: Jam i zhgënjyer nga josolidariteti i BE-së ?! (...

ZVKPRMV Artan Grubi: Jam i zhgënjyer nga josolidariteti i BE-së ?! ( video)

Ndaj mosdhënies së ndihmës nga Bashkimi Evropian për Maqedoninë e Veriut, është deklaruar edhe zëvendëskryeministri Artan Grubi.

Ai është shprehur i zhgënjyer, për siç tha, veçanërisht për josolidaritetin e Bashkimit Evropian ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor.“Konsideroj se mund të bënim më shumë, por të gjithë bashkërisht shpresojmë në frymën solidare të BE-së dhe se në atë frymë, në të cilën ne kemi besuar, se aty jemi të barabartë, të drejtë me shtetet tjera të BE-së. Sërish doli se nuk është ashtu, kështu që duhet të përpiqemi me përpjekjet tona, sepse atë e bëjmë me blerjen e vaksinave nga Kina, Rusia, në komunikime direkte me Pfizer dhe me prodhuesit tjerë të vaksinave. Kjo me qëllim që të sigurohen vaksina për të gjithë popullatën”, tha Grubi.Shtoi se janë dhënë përpjekjet maksimale, por sipas tij, “ndoshta kishte shpresë të madhe atje ku nuk kishte solidaritet”./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments