2.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVarheji: Shqipëria plotëson kushtet për në BE, Maqedonia jo

Varheji: Shqipëria plotëson kushtet për në BE, Maqedonia jo

omisioni Evropian konstaton se janë përmbushur të gjitha kushtet për fillimin e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë por jo edhe me Maqedoninë e Veriut. Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi lavdëroi Shqipërinë për reformat e realizuara, ndërsa i kërkoi Maqedonisë së Veriut që të gjejë zgjidhje për kontestet me fqinjin lindor.

Maqedonia e Veriut ka zhvilluar një ritëm të qëndrueshëm në zbatimin e reformave për në BE, në veçanti në sferën e të drejtave themelore. Është e rëndësishme që sa më shpejtë të gjenden zgjidhje të pranueshme për çështjet e pazgjidhura midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë”

Euro-komesari komentet i bëri gjatë Forumit Ekonomik të Tiranës i cili u realizua online, duke nënvizuar se BE-ja po bën çmos që t’i përmbush premtimet e saja, ndërsa nevojitet që edhe shtetet kandidate t’i përmbushin detyrat që kanë. Nga ana tjetër, kryeministri Zaev iu kundërpërgjigj se vendi për 16 vjet po pret në prag të BE-së për t’i filluar negociatat për anëtarësim. Tha se përpjekjet për reforma vazhdojnë, ashtu si dhe për marrëdhëniet dypalëshe me Bullgarinë, por se për identitetin maqedonas nuk mund të bëhet kompromis.

“Maqedonia e Veriut asnjëherë nuk ka pasur interes tjetër pos në mënyrë të qetë dhe të dinjitetshme të kohabitojë me fqinjët e tij dhe të gjitha kombet, respektivisht bashkësitë etnike në Evropë. Por, më duhet të jem kristal i qartë dhe ta përsëris edhe një herë qëndrimin e Qeverisë. Ne asnjëherë nuk do të lejojmë të negociojmë për atë që nuk mund të negociohet. Për atë se kush jemi, cilat janë atributet tona identitare dhe cila është gjeneza e shtetësisë dhe gjuhës sonë”

9 shtete anëtare të BE-së përmes një letre drejtuar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Zhozef Borrel kërkuan që zgjerimi i Unionit me shtetet e Ballkanit Perëndimor të vendoset në agjendën e Këshillit për punë të jashtme të BE-s në prill.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments