5.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeASH-AAA:Venko Filipçe IK

ASH-AAA:Venko Filipçe IK

Dje ishim dëshmitarë të një ngjarje skandaloze në Klinikën Universitare për Neurokirurgji në Shkup, ku ministri i shëndetësisë merrte pjesë në një intervenim kirurgjik në tru me rroba civile, pa uniformë, pa maskë, pa doreza, pa kapelë kirurgjike, thjesht prej rruge drejt në sallë të operacionit, duke i thyer kështu të gjitha protokollet dhe rregullat elementare për ruajtjen e sterilitetit dhe pastërtisë në sallën e operacionit.

Na habit fakti se si njeriu i parë i mantelbardhëve me këtë sjellje kauboji dërgon mesazh të keq dhe fyen profesionin dhe profesionistët më humanë, e degradon thirrjen e mjekut dhe, madje, përcjell përvojë të keqe tek gjeneratat e reja, se “nëse je ministër për ty nuk vlejnë rregullat dhe jetët e njerëzve”.

Ne, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, reagojmë ashpër për këtë ngjarje skandaloze dhe kërkojmë përgjegjësi institucionale dhe profesoniale, ngase kjo paraqet një shkelje të ligjit dhe rrezikshmëri të lartë për shëndetin dhe jetën e pacientit.

Sidoqoftë, ne edhe një herë u vërtetuam se kjo qeveri është më e dobëta dhe më skandalozja që e ka pasur Maqedonia e Veriut prej kur ekziston si shtet. Andaj kërkojmë që ministri Venko të reflektojë dhe pa u hamendur le të ikë nga sytë këmbët, se kjo i kalon të gjithë kufijtë e normales, humanes dhe profesionales.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments