8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKryeministri Zaev takohet me ambasadoren e SHBA-së Bërnz

Kryeministri Zaev takohet me ambasadoren e SHBA-së Bërnz

https://vlada.mk/media-centar?ln=mk

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dje u takua me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Kejt Bërnz.

Në takim u bisedua për Planin e miratuar qeveritar për luftën kundër korrupsionit. Në këtë drejtim, Kryeministri Zaev theksoi se Qeveria është tërësisht e përkushtuar në zbatimin e tij si proces i organizuar sistematik për përforcimin e kapaciteteve dhe për sinkronimizimin e aktiviteteve  të institucioneve për luftën pa kompromis kundër korrupsionit, nepotizmit, konfliktit të interesave dhe keqpërdorimeve të pozicioneve, ndërsa ambasadorja i përshëndeti këto përpjekje.Kryeministri Zaev dhe ambasadorja Bërnz, biseduan edhe për reformat e parashikuara me “Agjendën: Evropa në vend”, në të cilën, përveç hapave të përcaktuara për luftën kundër korrupsionit, janë përfshirë edhe masa për sigurimin e standardeve evropiane për reformat zgjedhore, për gjyqësorin, të drejtat themelore të njeriut, reformat në fushën mediatike, sundimin ekonomik, reformat në administratën publike, si dhe reformat në fushën e ambientit jetësor dhe ndryshimet klimatike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments