7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajme“Mblidh pëllumbat”, PDIU-Ramës: Rrugëtimi yt “rrumpallhane” me Shqipërinë e shqiptarët përfundon më...

“Mblidh pëllumbat”, PDIU-Ramës: Rrugëtimi yt “rrumpallhane” me Shqipërinë e shqiptarët përfundon më 25 prill

Deklaratat e sotme të kryeministrit Edi Rama, i cili nuk kurseu etiketimet ndaj kryetarit të PDIU Shpëtim Idrizi dhe Sekretares së Përgjithshme Mesila Doda, kanjë sjellë edhe një reagim të fortë të degës së PDIU në Tiranë.

PDIU – Tiranë shprehet e bindur se rrugëtimi i kryeministrit, që e quan “rrumpallhane”, përfundon në 25 prill.

“Ndaj mblidh pëllumbat e mos u hallakat shumë nëpër bodrume pa ajër e pa substancë, por tejkalo veten dhe kupto njëherë e mirë që ishe i dështuar që në nisje dhe ky rrugëtim “rrumpallhane” që bërë me Shqipërinë e shqiptarët përfundon më 25 prill”, shkruan ndër të tjera dega e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet në kryeqytet.

Reagim i PDIU Tiranë: Edvin Rama, rrugëtimi yt “rrumpallhane” me Shqipërinë e shqiptarët përfundon më 25 prill

Lideri i Surrelit Edvin Rama duke komentuar listat e fabrikuara në bodrumin e tij në Surrel ku edhe dielli hyn me pasqyra, ka përmendur sot kryetarin e PDIU-së z. Shpëtim Idrizi dhe znj. Mesila Doda, njërin si fosil të politikës e tjetrën si Desdemona e të tjera muhabete të dehurish nga pija, pushteti ose të tjera substanca stimuluese që të japin siguri sikur je më i forti, më i miri, e të ngjashme.

Ti Edvin, si një qenie pa gjak shqiptari, si njeri i gjatë në shtat dhe i shkurtër në shpirt e në mendime, duke ndjerë se pushteti yt i Facebook-ut dhe WhatsApp-it po mbaron, përgojon si kundërshtarët, ashtu edhe bashkëpunëtorët si Bushati, Leli, Musai, Xhafaj, etj. duke treguar pasiguritë e tua, makthin e tmerrshëm që të pret.

I pështirosur nga të gjithë, ke mashtruar, bullizuar, anatemuar kurdo dhe këdo që nuk bie pre e pazareve të tua, shantazheve, programeve të tua 3D, që edhe Elisa e “botës së çudirave” do t’i refuzojë pas 25 prillit se edhe ajo e kupton që koha jote ka përfunduar dhe kësaj radhe nuk ke më asnjë alibi.

Ndaj mblidh pëllumbat e mos u hallakat shumë nëpër bodrume pa ajër e pa substancë, por tejkalo veten dhe kupto njëherë e mirë që ishe i dështuar që në nisje dhe ky rrugëtim “rrumpallhane” që bërë me Shqipërinë e shqiptarët përfundon më 25 prill.

Në jetën e tretë merru me pëllumbat e Surrelit se punët e tjera nuk janë për ty. Shqipëria fiton duke të lënë ty në shtëpi në vetminë tënde të madhe. Kaq për sot!

https://www.oranews.tv/mblidh-pellumbat-pdiu-rames-rrugetimi-yt-rrumpallhane-me-shqiperine-e-shqiptaret-perfundon-me-25-prill/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments