Ne shtojce e keni te bashkangjitur deklaraten pembyllese te puntorise se organizuar
nga populli turk ne Maqedonine e Veriut me qellim te vleresimit te Regjistrimit te popullsise
2021.
DEKLARATË PËRMBYLLËSE
Në punëtorinë e organizuar nga populli turk në Maqedoninë e Veriut me qëllim
të vlerësimit të Regjistrimit 2021, janë marrë këto vendime:
- Regjistrimi i popullsisë është tejmas i rëndësishëm për popullin turk në Maqedoninë e
Veriut. Rezultatet dhe të dhënat e dalura nga regjistrimi kanë domethënie jetike për turqit
në Maqedoninë e Veriut. Prandaj, regjistrimi i popullsisë, do të jetë paraqitja dhe treguesi
më i rëndësishëm i egzistimit të popullit turk në Maqedoninë e Veriut.
- Rezultatet e regjistrimit drejtëpërsëdrejti ndikojnë në të ardhmen e shoqërisë së vendit dhe
planet makroekonomike, si dhe do të përdoren në hulumtimet shkencore dhe statistikore
etj. Regjistrimi i popullsisë poashtu është i rëndësishëm edhe për të drejtën e përfaqësimit
adekuat të popujve dhe zhvillimit të diskriminimit pozitiv, e drejtë kjo që buron nga
Marrëveshja Kornize e Ohrit.
- Regjistrimi i popullsisë, mund të konsiderohet si fletëpronësia e popullit turk, komunitet
ky shtetformues në Maqedoninë e Veriut demokratike. Prandaj, detyrimisht duhet të
veprohet me këtë bindje.
- Procesi i regjistrimit në Maqedoninë e Veriut duhet të realizohet me qasje inkluzive ndaj
të gjithve, duke i respektuar diversitetet dhe duke i cilësuar ato si pasuri. Populli turk në
Maqedoninë e Veriut gjatë këtij procesi detyrimisht duhet të merr qëndrim të unifikuar
kombëtar.
- Me rritjen e përqindjes në regjistrimin që do të realizohet, do të kemi përfitime të
rëndësishme.
- Si rezlutat i regjistrimit të popullsisë, do të krijohen kushtet për realizimin e të drejtave
themelore të garantuara me kushtetutë, gjegjësisht rritjen e përfaqësimin adekuat në
institucionet shtetërore, qeverisjen lokale etj.
- Rezultatet e regjistrimit të popullsisë poashtu do ti krijojnë kushtet për përdorimin zyrtarë
të turqishtes së bashku me gjuhët tjera, duke filluar nga niveli lokal.
- Numri i madh i popullit turk, do ti pamundëson politikat asimiluese dhe mohuese të
tjerëve ndaj popullit tanë. Me këtë rast edhe një herë theksojmë që asësesi nuk do ti jepet
mundësi realizimit të iniciativave të tilla.
- Rezultatet e regjistrimit poashtu do të kontribojnë edhe në mbrojtjen e trashëgimisë tanë
kulturore dhe historike, si dhe në zhvillimin e turzmit kulturorë.
- Rezultatet poashtu do e mundësojnë valëvitjen sa më të shumtë të flamurit tanë kombëtar
në nivel lokal.
- Rezultatet e popullsisë do të inkurajojnë dhe kontribojnë për egzistimin turk në Ballkan,
mëmëdheun tanë Republikën e Turqisë si dhe gjithë botën turke.
- Rezultatet e popullsisë, si dhe egzistimi ynë në këtë vend njëkohësisht do ti përforcojnë
edhe më shumë marrëdhëniet shekullore miqësore mes Republikës së Maqedonisë së
Veriut dhe Republikës së Turqisë.
- Si rezultat i të gjithë vlerësimeve ekspertive të realizuara nga Unioni i shoqatave turke në
Maqedoni (MATUSITEB), Partia Demokratike Turke (TDP), Lëvizja e Unitetit
Kombëtar Turk (TMBH), institucionet përkatëse, profesorë dhe opinionbërës, del që në
nivel të Maqedonisë së Veriut turqit përbëjnë minimum 7% të popullsisë.
- Presim që regjistrimi i popullsisë të realizohet në mënyrë transparente, të lirë, në
përputhje me kornizën ligjore dhe largë presioneve, manipulimeve dhe intervenimeve
politike dhe theksojmë që me vëmendje do e përcjellim të njejtin.
- Poashtu, në Punëtorinë është marrë vendim për themelimin e Këshillit koordinues
kombëtar të turqve në Maqedoninë e Veriut i cili me vëmendje do e ndjek procesin e
regjistrimit në vend.
Me respekt,
Hüsrev Emin – Kryetar i MATUSİTEB-it / Nënshkrim
Beycan İlyas – Kryetar i TDP-së / Nënshkrim
Enes İbrahim – Kryetar i THP-së / Nënshkrim
Erdoğan Saraç – Kryetar i TMBH-së / Nënshkrim
Prof. Dr. Adnan Kahil – Ish ministër shtetëror / Nënshkrim
Hafza Recep Kakel – Ish anëtar i Komisionit shtetëror të regjistrimit / Nënshkrim
Furkan Çako – Ish ministër shtetëror / Nënshkrim
Prof. Dr. Fadıl Hoca – Rektor i Universitetit Ndërkombëtar Vizion / Nënshkrim
Murteza Sulooca – Drejtor i gazetës “Yeni Balkan” / Nënshkrim
Seyyid Emin – Kryeredaktor i portalit “Timebalkan” / Nënshkrim
Tahsin İbrahim – Ish kryetar i MATUSİTEB-it / Nënshkrim
Prof. Dr. Süleyman Baki – Ish kryetar i MATUSİTEB-it / Nënshkrim
İsmail Yahoski – Deputet / Nënshkrim
Furkan Purde – Vardar Press / Nënshkrim
Onur Loç – Kryetar i TGK-së / Nënshkrim
İlker Yusuf – Balkan FM Radyo / Nënshkrim
Shënim: Partia e Lëvizjes Turke (THP) nuk pajtohet me nenin 13 të deklaratës