Një fshat në Indonezi është përfshirë nga përmbytjet por ajo që bie në sy është ngjyra e kuqe e ujit, duke e krijuar imazhin e një liqeni me gjak.Mijëra përdorues në rrjetet sociale publikuan fotografi dhe video të fshatit Jenggot, në pjesën qendrore të ishullit Java, i cili është prekur nga përmbytjet. Ngjyra e kuqe e ujit është shkaktuar nga ngjyra që përdoret për ngjyrosjen e rrobave.
Një fshat në Indonezi është përfshirë nga përmbytjet por ajo që bie në sy është ngjyra e kuqe e ujit, duke e krijuar imazhin e një liqeni me gjak.
Mijëra përdorues në rrjetet sociale publikuan fotografi dhe video të fshatit Jenggot, në pjesën qendrore të ishullit Java, i cili është prekur nga përmbytjet. Ngjyra e kuqe e ujit është shkaktuar nga ngjyra që përdoret për ngjyrosjen e rrobave.
Ky fshat ndodhet afër qytetit Pekalongan, i njohur për prodhimin e batikut, metodë tradicionale indoneziane për përdorimin e dyllit për t’u rezistuar ngjyrave me bazë uji.
Nuk është e pazakontë që lumenjtë në Pekalongan të marrin edhe ngjyra të tjera.Uji me ngjyrë të gjelbër e mbuloi një fshat në veri të këtij qyteti gjatë vërshimeve muajin e kaluar.