7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeFlorin Besimi me mbështetje më të madhe, e len pas kryetaren e...

Florin Besimi me mbështetje më të madhe, e len pas kryetaren e komunës Teuta Arifi-n. Ja si qëndrojnë kandidatët tjerë!

linku https://fol.mk/florim-besimi-me-mbeshtetje-me-te-madhe-e-len-pas-kryetaren-e-komunes-teuta-arifi-n-ja-si-qendrojne-kandidatet-tjere/

Në sondazhin online, të organizuar nëpërmjet aplikacionit të vacant në portalin FOL, në pyetjen  se kush mendoni se duhet t`i prijë garës për kryetar të komunës së Tetovës nga  rradhët e BDI-së, rezulton se si figurë më e preferuar  në këtë sondazh të jetë kryetari aktual i Degës   së Tetovës, Florin Besimi.

Nga gjithësej 453 votues që kanë dhënë preferencën e tyre , brenda 12 orëve rezulton se Florin Besimi gëzon mbëhtetjen më të madhe të qytetarëve, respektivisht ndjekësve të portalit FOL edhe atë me 34% të të anketuarve, përkundër  kryetares aktuale të komunës së Tetovës, Teuta Arifi, e cila gëzon mbështetjen e vetëm 23,62% të votave të shprehura në sondazh.

Kurse sa u përket dy kandidatëve të tjerë, të përfolur si kandidat të mundshëm që mund ti prijnë garës së Tetovë, Ibrahim Dehari   dhe rektori aktual i Universitetit të Tetovës  Vullnet Ahmeti, që është në fund të mandatit të tij , nuk qëndrojnë edhe aq mirë  në anketën e realizuar nga FOL.

Për Ibrahim Deharin mbështetje kanë dhënë 10,82% e të anketuarve, kurse për Rektorin Vullnet Ameti vetëm 9,27% e të anketuarve.

Duhet përmendur  edhe atë se një numër i konsiderueshëm  i të anketuarve  22,3%, nuk kanë kurfar preferencash për kandidatët e përmendur, ose kanë preferenca tjera.

Përndryshe zgjedhjet e ardhshme lokale- të rregullta, duhet të mbahen në  muajin tetor, atëher kur edhe ligjërisht ju përfundon mandati kryetarëve aktual të komunave. \fol.mk

Për të parë rezultatet kliko  KËTU

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments