0.5 C
Tetovo
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeBlerim Bexheti i vendosur për pastrimin e terrenit / Protestojnë pronarët e...

Blerim Bexheti i vendosur për pastrimin e terrenit / Protestojnë pronarët e kamp shtëpizave pranë Liqenit të Treskës

Pronarët e kamp shtëpizave pranë liqenit Treska vazhdojnë të kërkojnë nga Komuna e Sarajit të shfuqizoj lajmërimin për heqjen e kamp shtëpizave deri në fund të muajit shkurt. Nga shoqata e kampistëve “ Liqeni Treska” akuzojnë komunën se po heq kamp shtëpizat pa pasur një vendim për rrënimin ose shkatërrimin e tyre.
“ Duhet të ulemi së bashku dhe të gjejmë zgjidhje të përbashkët sepse ne nuk kemi ku të shkojmë. Do të përpiqemi dhe do të durojmë këmbënguljet e tyre sepse lajmërimet e tyre janë vetëm lajmërim dhe jo vendim ekzekutiv. Ata po e zbatojnë lajmërimin si vendim, pa udhëzim juridik. Nuk është vendim për rrënim, është lajmërim. Nëse dëshirojnë të rrënojnë duhet vendim i posaçëm”, tha Aco Ginovski, shoqata e kampistëve Liqeni Treska.

Shoqata e kampistëve:

“Kërkojmë urgjentisht që Qeveria t’i pranoj në takimin e këshillit të kampistëve dhe të gjejmë zgjidhje. Sepse, ata thirren në një plan të komunës që është lokal. Ky vend nuk është e një rëndësie lokale, ka rëndësi globale, 10 komuna janë në qytetin e Shkupit, nuk është vetëm komuna e Sarajit. Qeveria duhet të marr qëndrim, të na ftoj ne dhe të gjejmë një zgjidhje përfundimtare”.

Kreu i Sarajit, Blerim Bexheti përsëriti edhe një herë se kjo zonë do të pastrohet nga kamp shtëpizat. Sipas Bexhetit, të evidentuara janë 258 kamp shtëpiza dhe jo 500 siç pretendohej. Madje, Bexheti tha se do të kërkojë edhe ndihmën e policisë për t’i larguar kamp shtëpizat.

“Qytetarët e komunës së Sarajit duan zhvillim dhe nuk më kanë mandatuar që të ma dirigjojnë politikën 20- 30 persona që janë shfrytëzues të kampeve, ne jemi pronar dhe kemi planifikimet tona konform ligjeve”, tha Blerim Bexheti, kryetar i Sarajit.

Sipas Bexhetit, pastrimi i kësaj pjese ka të bej me shpalljen zonë të lirë turistike të Liqenit Treska.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments