1.5 C
Tetovo
E premte, 27 Dhjetor, 2024
BallinaOpinionAbdulla Mehmeti / ATDHESHITËSIT

Abdulla Mehmeti / ATDHESHITËSIT

Mos thoni se pushteti aktual i Bullgarisë i ka fajet për bllokimin e procesit të anëtarësimit të Maqedonisë Veriore në BE, sepse ju vetë e keni kërkuar këtë me këmbë kali! Për tri dekada me radhë, pavarësisht se cila parti politike ka ardhur në pushtet, Komuna e Tetovës, qendër politike, kulturore, arsimore dhe atdhetare e shqiptarëve në Maqedoninë Veriore, e feston 3 Marsin si ditë të saj, datën e Marrëveshjes së Shën Stefanit (Jeshil Koji), që i copëtoi dhe ndau shteteve fqinje trojet etnike shqiptare, edhe Maqedoninë….Edhe më zi se kaq, për çdo vit drejtuesit e kësaj komune u ndajnë mirënjohje, çmime dhe dekorata për merita, personaliteteve të dalluar në fusha të ndryshme, organizatave dhe institucioneve, pa e ditur ndoshta ata, se një ditë do të duhet ta vjellin këtë tradhti e atdheshitje! Çfarë hamami kanë ditur dhe dinë për këtë strategji politike pushtuese ndaj trojeve etnike shqiptare, Fatos Nano-dje, apo Edi Rama-sot; Sali Berisha-dje, apo Lulëzim Basha-sot, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa-dje, apo gjindihallat e etshëm për pushtet në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, sot?! Deri kur do t’u shiten shqiptarëve, tradhtarët për partiotë?! (24 janar 2021)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments