7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajme‘Gjuha shqipe’ Spasovski i MPB: “Drejtori Sela nuk ka kërkuar takim me...

‘Gjuha shqipe’ Spasovski i MPB: “Drejtori Sela nuk ka kërkuar takim me mua”

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski deklaroi sot se dikasteri që ai drejton respekton dhe zbaton të gjitha ligjet pozitive, përfshi edhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ai madje u shpreh se drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve, Ylber Sela nuk ka kërkuar takim me te.

“Drejtori Sela nuk ka kërkuar takim, përndryshe do ta pranoja me shumë dëshirë. Ndryshe Ministria për Punë të Brendshme absolutisht respekton ligjet dhe dispozitat ligjore të ligjit për gjuhët. Nuk është mirë të konstatohet, sa për të pasur një temë për të biseduar”, tha Spasovski derisa u përgjigj në pyetjet lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe në dikasterin që ai drejton.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments