-0.2 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeÇmimi i rrymës elektrike, policia largon protestuesit nga oborri i Qeverisë

Çmimi i rrymës elektrike, policia largon protestuesit nga oborri i Qeverisë

Protestë para Qeverisë për kërkesën lidhur me uljen e TVSH-së në faturat e energjisë elektrike. Pasi dhjetëra qytetarë, përfaqësues të nismës qytetare “Mjaft më” u ndalën para godinës së Qeverisë me parulla, reagoi policia. Ata nuk u lejuan të jepnin deklarata për mediat përpara Qeverisë. Aktivistët thanë se e kishin paraqitur protestën në mënyrë të rregullt në polici, por policia nuk u tërhoq nga qëllimet e veta, kështu që erdhi deri në përplasje.


“Ne më pas mund t’ua hapim e-mailin që të shihni edhe vetë se u kemi dërguar dy e-maila.”-tha Krenar Osmani nga nisma “Mjaft më”

Nisma “Mjaft më” shprehet e revoltuar nga autoritetet ku vetë kryeministri Zaev premtoi se do t’i ndjekë direktivat evropiane dhe se do ta ulë TVSH-në nga 18 në 5 %, deri më tani asgjë nga kjo nuk është realizuar.

Aktivistët sigurojnë se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre. Kurse pas ngjarjes, policia dhe aktivistët u grindën sërish. Policia kërkoi të largohen parullat që aktivistët i lanë në shtyllat e betonit, pas së cilës ata zhvendosën shtizat e drejtuara kah ndërtesa e qeverisë. Por pasi u larguan, njëri nga policët i theu në mënyrë brutale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments